ORATORËT E SHEKULLIT

Sermet Sulejmani


As tani, e as më parë, Shabani i Hakisë s’u kishte besuar llafeve të çarshisë, llafe që ia fanitnin vegimin e tij si komandant, paçkase ai vetë e kishte parë e prekur të vërtetën e hidhur që atëherë kur po mbaronte lufta e u gjet ballë për ballë me ushtarët e vërtetë në Sllupçan. ‘’Na mashtrove, o komandant, luftën s’e nisëm për të drejta njerzore’’ -ia kishin thënë qysh atëherë Ushtari i Mirë Hashep Gazepi. Ora po afronte dymbëdhjetë të mesditës, kur Hundaqi sapo kishte marrë vesh për kabllogramin perverz të Gojëmjaltës dhe Kancelarit që po po qarkullonte në internet. I ngazëllyer vetimthi u nis t’ia kumtonte këtë lajm Hashepit. -‘’Ej, Gazep, dul ashtau xhi thojshe taëj, kto, alis kishin qan rezila! Po çu be se u kall dunjaja!’’ – Kush idiot ta paska thënë se qenkan ‘’rezilë’’? – Taëj m’ke than, po xhi fol ashtau be? Po haj trëuku e mo fol ma xhangla-mangla se…! ’’ – Për çfarë ‘’xhingla-mingla’’po flet? Unë ta paskam thënë këtë?! Këtë sigurisht e ke dëgjuar e lexuar… Hëm… Çudi! -‘’Atere, kta, paskan met n’durt, o t’ataj Nikollës, o t’asaj Nexhmijes t’Studerekut, çi edhe lopët shterpe po i lëjke me barr …’’ – Kush ore të matet me Burdushin e Prizrenit?! Ajo? – fshiu sytë nga gjumi i thellë që kishte pasur, dhe vazhdoi, pa e ditur se ç’kishte ndodhur. -Ti s’ditke asgjë për magjitë e sehirbazit të Kosovës, po mos ishte Burdushi, s’do t’jua kishe parë suratin shumë politikanëve në Kosovë e gjetiu.

Këta ‘zogjë të rrallë’ të politikës sot i ke në krye të shtetit, falë kurës së Burdushit, ore mik. E ç’më shikon ashtu? Ç’ka ndodhur? Më ndje nëse këto gjëra s’deshte t’i dëgjosh. Edhe, dëgjo, as mos të të shkojë mendja se po flas kundër tyre, vetëm e vetëm pse unë jam opozitar? Po përpiqem ta freskoj kujtesën, se po qe për mua, edhe ashtu s’më plasë për politikën. E, meqë dole në temë… – ‘’Jo, Hashep, vallai vet dole, se une, nëuk thash kurnisen! Mo m’i nxhit llafet! Po a s’ki mar vesh për Gojmjaltën ton… ’’ –Jo. E ç’paska plasur… -‘’Po ha de…une erdha taj me t’vet, apo s’ke ngjau lajme?… Rezilhane, o Hashep… –Po çfar rezilhane paska ndodhur, se fjalën e pata te ‘’mashtruesit e rrallë’’… – ‘’Po e kishe dit se ajo Gojmjalta ish kon ‘’rrëspaj’’… – Ooo, çka më the? Pse ti, këtë e quan lajm? Këtë rezilhane e kanë ditur i madh e i vogël, që në ditën e parë kur errdhën në qeveri, andaj as mos u merr me këso budallallëqe… Ku e pata fjalën më herët… -‘’Te zogjt…’’ – A po, për ‘’zogjët e kopshtit të rrallë’’… Të kujtohet, Hundaq, që në daljen e tyre e parë në television, s’arrinin t’i bënin bashkë dy fjalë. A të kujtohet Hashimi…? -‘’Si s’m’ kujtohet, bajke si traktor i prajsht… ‘’ndërr, ndërr…’’ – iu përgjigj Hundaqi. – A-a-shtu pra, më prit këtu. –‘’Ku me t’prajt?’’ -Si ‘’ku’’?! Po aty kur i ngatërronte emrat e përvetshëm me ato të përgjithshëm,‘’Albion’’ me ‘’kamijon’’, e atë ‘’Veteran’’ në vend të atij, ‘’veterinar’’… – ‘’Po ma vërtajt çaç shoum be… aj…’’ -E di, e di, që do t’më thuash se, ‘’ai qe i ri dhe se të tilla ngatërresa morfologjike i rastisin çdokujt’’! Po si? Këto ngatërresa u ndodhin edhe gojëtarëve më të njohur të botës, e lëre më atij buzëqumështit nga Drenica… – ‘’Atij carrokit, a?’’ – Ore Hundaq, po meraku ynë s’ishte oratoria e tij e vakët, po rebelimi që u shkaktua tek ushtarët në frontin e luftës nga ai fjalim.

Nga ajo ditë, kur panë komandantin e tyre në televizor, të gjithë ushtarët i varën armatimet e tyre në dega kajsie dhe ia futën gjumit. ‘’Po nuk zgjodhët një udhëheqës që di t’i thotë dy fjalë deri në fund, s’kemi për të luftuar më. O zgjidheni një të ri, qoftë ai edhe bojaxhi, me rëndësi të jetë oratorë!’’- thonin me ngulm. Një ditë të mirë, pa pritur e pa kujtuar, shoku… -‘’O-o-o, insan, po mom thajrr ‘’shok’’ be, se s’jam komunist!… Gjene, ene taj qankshe si aj i joni, Enverist e Stalinist…’’ –Jo ore, po ç’ke ti? E kisha fjalën për atë qeramanin që belbëzonte e që të nesërmën, me t’u vizituar nga Burdushi, i errdhi goja e s’dinte të ndalej së foluri pastaj. Mbante të atilla fjalime, sa ia kishin lakmi edhe gojëtarët më të spikatur të kancelarive perendimore! Do pyesësh, ‘’e ç’i bëri xhanëm vaki këtij djaloshi buzëqumësht e belban…’’? Po hë de, m’a thuaj ti këtë? -‘’O Gazep, po xhi fol be kshtau n’gramatajk si ato Shipnajës e s’po t’mar vesh asni sen. Po fol be shëjp, se m’çmene!?’’ – Ha-ha-ha… po shqip po flas… nejse… -‘’Ha de, kallxo, xhij ja kthaj laçkën ktaj marksist-leninistiti?’’ – Epo, me të marrë vesh për skandalin e fjalimit, shkëlqesija e saj, zonja Ollbrajt, menjëherë ia kishte rekomandoi Burdushin e Prizrenit, dhe ‘’tak-fak’’, nga një memec e belbëzan, të nesërmën lindi oratori që po linte gojëhapur tërë dunjanë! Eh, vëllaçko, e di se do të çuditesh, por, që nga ajo ditë, Hashimi u bë oratorë i shkuar oratorit, sa që nga ai filluan të merrnin mësime edhe të huajt. – ‘’Euu, për zotin, s’e kije keç! A, ene Isa e Atifetka e kan marr ilaçin pi ataj Burdushit a?’’ – E ç’është ky llaf, ore i dashur, këtë as mos e diskuto.

Në fakt, Isës s’ju desht aq punë nga ajo llap-llupja në pjesën e poshtme të shpinës, ngase ai, ishte mësuar me këto kura qysh në kohën e Rinisë Socialiste. Megjithatë ai përsëri çalonte dhe u ngatronte para publikut duke llomotitur lloj-lloj broçkullash pa ndonjë rradhitje sintaksore, dhe kur mbaronte fjalimin, as vetë s’e kuptonte se për çfarë kishte folur. Rëndësi për të ishte që t’i hutonte dëgjuesit dhe përkrahësit e tij. Edhe sot, s’e kupton ‘’askush’’, ç’kërrkon ky komunist në krye të një partie rugoviane në bashkëqeverisje me ‘’zogun e rrallë’’ të politikës në Kosovë!… -‘’E… kjo Jajushka… shëum e fot, a?’’ – Si mendon, ‘’e fortë’’…? -‘’Po majr be shoç, a pe do ‘’shkurt e shëjp’’a? Po e majr… ene kshtau, ene ashtau… po di me fol n’gramatajk…!’’ – Aaa, po, Doruntina e Dardanisë… -‘’Dorontajna’’ e kujt?!’’ – Atifetja e Jahjagës de… Atë na e sollën vëllezërit tanë nga Amerika. – ‘’Xhij thau kshtau, be vlla, se s’t’marr vesh asni sen?… A ene asajn i ka ‘’fraëj’’ Burdushi a?’’ –Z’do mend se po, Hundaq. Bile asaj i kishin ‘’fryer’’qysh në Vashington si kursante policie. Eh, ç’të të ‘’fryerë’’ që i kishin bërë see, sa, me të zbritur nga aeroplani në Prishtinë, atë s’e njohi askush më. E hypën në një makinë me xhama të zinjë, të shoqëruar nga disa bodigardë me syçka dielli dhe e dërguan drejtë e në kolltukun e presidentes. Me ta ulur atë ‘’të shkretën’’ pjesë të poshtme të shpinës në fron, ia dha fjalimeve: ‘’A-a-a, Kosova, aaa… demokratike… aaa… me institucionet…aaa, e saja demokratike… Në shoqërinë demokratike… Me zgjedhjet demokratike… A-a-a… aaa’’, sa edhe sot e kësaj dite s’po ndalet duke bërë: ‘’A-a-aaa…!’’ – ‘’Majr, o Hundaq, po ki Shabani jon… Aman, veç mom thauj se nauk i boni hajr ilaçi i Burdushit’’! – Me sa duket, ke të drejtë, Hundaq… Ky i juaji kishte njëfar sëmundje të rrallë sa s’i ndihmoka askush. Edhe për të qenkan tubuar sehirbazë të lavdëruar, por… -‘’Por… ene…?’’ – Po, ‘’dur’’ de se do ta them, dreqi e mori, qetësohu…! – ‘’Po fol be… se për zotin, do plasi si petarde!’’ – Mirë de, mirë, qenka zhvilluar një alamet debati mes ‘’ekspertëve’’ sa në fund të gjithë kuratorët paskan hequr dorë nga Shabani… – ‘’Mos m’thaëj asni sen se e mora vesh…aj asht gjeni-hall çi s’e ka çiftin!… Or taëj, po at ‘’shfajcarska’’ i ka dhan penzi… A-a-a, na hangër uki edhe nja nizet vjet… Ku-kuuu, për neve…!’’…

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close