Shtatorja e kujt tentohej të vendosej në vend të asaj të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës?!!

Ishte kohë paslufte dhe tani po ndërtonim shtetin tonë,nga sakrifica dhe gjaku i shumë dëshmorëve që edhe para lufte edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë dhanë jetën e tyre,e neve që po gëzonim lirinë,apo që do të duhej ta gëzonim atë na ngeli që ata ti shpërblejmë me mirënjohjen tonë për sakrificën e tyre deri në përulje.

Mirpo menjëherë që nga mbarimi i luftës për liri,filloi një luftë tjetër e që për fat të keq nuk kishte të bënte më me parime lirie por filloi një luftë interesash nga më të ndryshmet e të cilat vështirë e dalloheshin nga pikëshikimi i asaj kohe nga ne të zakonëshmit,por tani nga ky këndvështrim kohor po shohim se dikush që nga atëhere kishte bërë llogarinë e tijë,e cila asgjë nuk kishte të bënte me gjakimin e këtij populli për lirinë e tij por ishte thjeshtë një konflikt interesash nga më të ndryshmet që po zhvillohej në terrenin e Kosovës së përkulur në gjunj e fatkeqësia e së cilës keqpërdorohej nga kushdo që shfaqte interesat e tijë apo të tyre që nga ato materiale,fitimprurëse e deri në hegjemoniste e imperiale e qe besa edhe neokoloniale.

nuhi Berisha dhe Rexhep Mala

Edhe në vitin 2003,në Gjilan zhvillohej një fushatë e egër që në vendin ku gjendet sot shtatorja e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës të vendoset shtatorja e Kemal mustafa Ataturkut burrshtetasit të Turqisë moderne.Me arsyetimin se ai ka dhënë kontribut të madh për modernizimin e Turqisë e edhe paska bërë diçka për Shqiptarët.Çka?Duke mos mohuar atë çfarë kishte bërë ai për Turqinë,pyet njeriu përse u dashka një njeri i një kombi të huaj tua zë vendin njrëzve të mëdhenj të këtij kombi siq ishin Nuhiu dhe Rexhepi?!!Dhe po të mos ishte iniciativa e Sabit Sherifit nga Kamenica në bashkëpunim me Vasuf arifin që me urgjencë të mobilizojnë radhët në perendim,në Zvicër dhe të mbledhin mjete financiare dhe ti ngrejnë shtatoren (15 qershor 2004)këtyre dy kolosëve që në kohë të hekurta nën sundimin Jugosllav dhanë jetën për liri,Sot ndoshta aty edhe do të gjendej shtatorja e një njeriu të huaj e jo e dy njerzëve që dhanë më të mirën mu për të mirën dhe lirinë e këtij vendi,të këtij qyteti që nuk po arrinte tua këthej me nderim.Ata u ngutën me shpejtësi mblodhën paratë dhe ua ngritën shtatoren e merituar,se përndryshe sot aty do të qëndronte një shtatore e një jabanxhiu.

Pa pretenduar të hymë në hollësira por të pyesim;Pse duhej që me urgjencë të bëhej kjo punë,pse duhej që kolosët e këtijë kombi ti lëshojnë vendin e tyre një kolosi të një kombi tjetër këtë nuk arrinë ta kuptoj as një njeri që rezonon kombtarisht.Kjo mjerisht po i ndodhë edhe sot Kosovës sonë heroike,e cila po i harron heronjtë e saj,dhe po i glorifikon heronjtë e huaj!!

 

Proinformacion.com/Xhelil Arifi

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close