Strukturat mjedisore në Orikum prezantojnë vlerat turistike të zonës

orikuTIRANË, 30  Mars /ATSH/ – Jemi në pragfillimin e sezonit  veror turistik dhe AdZM e Vlorës, në bashkëpunim me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), dhe shkollën 9-vjeçare “Balil Pelari”, Orikum, organizuan aktivitetin “Një ditë në parkun tim”.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “Aktivitete të qëndrueshme ekonomike në zonat e mbrojtura detare të Mesdheut” (SEA-Med), ku nxënësit u njohën me vlerat natyrore dhe historike të zonës, duke u prezantuar me Parkun Arkelogjik Oriku i Vjetër, Lagunën e Orikumit, RNM Karaburun , për të përfunduar me Parkun Detar Karaburun- Sazan.

Aktiviteti përfundoi me vizitën në qendrën e peshkimit, duke bërë njohjen me gjallesat më të prekshme për fëmijët. Prezantimi dhe njohja e fëmijëve apo komunitetit me vlerat historike dhe turistike të zonës së tyre, është një vlerë e shtuar në menaxhimin e resurseve natyrore dhe kulturore në dobi ekonomike të komunitetit gjatë sezonit turistik. Specialistët e Parkut Arkeologjik të Orikumit shoqëruan nxënësit me shpjegime mbi historinë dhe të kaluarën e kësaj zone./m.m/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close