Politika është e pamëshirshme

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)


“Mua nuk do më marre malli për të qenë një person publik”, – më tha tezja ime e cila deri para disa javësh ishte Kryetar(e) Bashkie e qytetit. Politikane e suksesshme, një Figurë Publike.
Ajo tani është duke kërkuar një jetë të strehuar nga stuhia.
***

Disa persona janë më shumë në sy të publikut se të tjerët. Politikanët, artistët, yjet e sportit, të ashtuquajturit “të famshëm” dhe zyrtarët e shquar të referuar zakonisht si “figura publike”. Parimisht, të gjithë qytetarët kanë të drejtat e barabarta. Por këta persona gjithashtu kanë ndikim të madh mbi njerëzit në rolin si modele. A nuk justifikon kjo shqyrtime më të forta?

Kjo në fakt përcakton se figurat publike, veçanërisht politikanët në duart e të cilëve dhe nga veprimet e të cilëve varet fati i popullsisë dhe Vendit, kanë më pak mbrojtje ligjore të privatësisë së tyre se sa të tjerët.

Ata gëzojnë votën e popullit prandaj populli ka të drejtë legjitime t`i kontrolloj veprimet e tyre publike dhe private, dhe të reagojë në bazë të asaj a është personi përkatës engjëll, djall apo demon. Ai person që jeton në një shtëpi prej qelqi nuk ka të drejtë për të hedhur gurë.


Pothuajse të gjithë politikanët tanë të zgjedhur pothuajse gjithmonë “harrojnë” se ata janë të zgjedhur nga populli (ose i kanë falsifikuar votat e popullit). Kur dikush është i zgjedhur nga populli atëherë një pjesë e madhe e detyrës përfshin për të dëgjuar atë që njerëzit kanë për të thënë. Nëse harrojnë për të dëgjuar, me apo pa vetëdije, ata vetëm do të kontribuojnë për të përforcuar përçmimin që një pjesë jo e parëndësishme e popullsisë ka ndaj politikanëve tanë të zgjedhur.


Në politikë sulmi është mbrojtja më e bezdisshme
– Pse nuk e keni rregulluar këtë punë?
– Ne duhet ta kujtojmë se as qeveritarët (politikanët) e mëparshëm nuk e rregulluan këtë punë.
Me këso pallavrash i arsyetojnë dështimet e veta politikanët e pandërgjegjshëm dhe papërgjegjshëm.


Le të themi se fëmija juaj ka pshurrë në një vend publik. Në pyetjen tënde “pse e ke bërë këtë”, fëmija përgjigjet: “Fatosi u pshurrë aty më parë.”
Pra, fëmija juaj e larg-shpjegon rastin, duke u përpjekur për t`i ikur përgjegjësisë. Në vend që të përdor pajisjet retorike për të vendosur veten në një pozicion ku ai (ajo) është i përulur, është i zënë me zgjidhjen dhe aftësinë për të përcaktuar përparësitë në mes të asaj që ka rëndësi dhe çfarë nuk ka rëndësi.


Unë e them atë që unë mendoj dhe flas si pjesa tjetër e njerëzve të rëndomtë: një gjuhë njerëzore. Kjo nuk u konvenon palaçove gjysmë-analfabet të pakualifikuar që kanë themeluar dhe janë pronar despotik të tipit arabik të shumicës së portaleve/gazetave (plehra) shqipfolëse.

Skandali seksual pervers nëpërmjet telefonit ndërmjet “fëmijëve” të rritur Ermira Mehmeti dhe Musa Xhaferri, përndryshe “politikanëve” të vetëshpallur të BDI-së (FYROM), ka kaluar kufirin e sjelljes normale të Figurave Publike. Megjithatë, “avokatët” e tyre shqipfolës në vend që të kërkojnë dëbimin e menjëhershëm të pakusht nga politika të “palëve në konflikt”, arsyetojnë Ermirën:

  • Fajin e ka tjetërkush. “Ta pajsëm Musën”, nëse nuk besoni.
    Por, në këtë rast, jashtëqitja me shurrë nuk lahet. Opinioni nuk do ti jepte rëndësinë e duhur sikur partia e Musës dhe Ermirës të mos tradhtonte me qindra vjet interesat e shqiptarëve. Shefi i tyre, katundari Ahmeti Ali, bashkarish me klaun të përhershëm si Ermira, Musa, Abdiliqim Ademi etj shekuj me radhë i blenë votat apo mashtron shqiptarët kinse janë komb shtet-formues në shtetin e përkohshëm FYROM. Këtë zonjë tragjikomike nuk do ta përmendja aspak sikur tani të pranonte faktin shah-mat e jo të përpiqet të na rrejë edhe një herë duke thënë se përgjimi na paska qenë një montazhe. Sikur të kishte qenë montazh, Ermira do të shpërthente shumë ashpër, nga sekondat e para të daljes në mejdan me Musën. Ndoshta ne do tu shtireshim kinse besojmë në gjysmën e rrenave të saj të radhës sikur kjo gënjeshtare kronike të mos ishte e njëjta “politikane” absolutisht e papërgjegjshme dhe pandërgjegjshme, e cila fytyrën e vet më mirë e zbuloi para një kohe të shkurtër kur Kosova humbi (dështoi) për një votë në mbledhjen e Asamblesë së Këshillit të Evropës; atje ku u votua rezoluta kundër Kosovës, në bazë të disa propozimeve nga Serbia. Ishte obligimi ligjor dhe atdhetar i Ermirës të votoje kundër kësaj rezolute, por vota e saj mungoi pasi ajo 2 sekonda më parë iku nga Brukseli me arsyetimin prej hipokrizi se do t`i ikte aeroplani për në Shkup.

Ndjejë që kam një përbuzje për politikanët shqipfolës të cilët në momentet parazgjedhore mashtrojnë popullatën me premtime që aspak nuk kanë ndërmend ti realizojnë. Por, menjëherë pasi ti fitojnë (ose t`i vjedhin/falsifikojnë votat) i harrojnë premtimet duke përbuzur ata me votat e të cilëve u zgjodhën.
Përndryshe, vitet e fundit, përbuzja për politikanët është përhapur me të madhe në gjithë Evropën, për shkak të emigrimit masiv të paligjshëm nga Afrika/Azia (pushtimit të Evropës) dhe importimit të terrorit islamik nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme në kontinentin evropian.


Përbuzja ndaj politikanëve vjen në mënyrë tinëzare. Edhe fakti se mbi 70% e votuesve janë të ulur në shtëpi në ditën e zgjedhjeve, është një shenjë shumë e keqe.
Para çdo zgjedhje politikanët tanë premtojnë për të pastruar gjëra të ndryshme, por premtimet i vendosin në stok (magazinë) menjëherë sa kalon zgjedhja. Pastaj e njëjta përsëritet herën tjetër, në zgjedhjen e radhës – atëherë shumë njerëz të vjetër (moshuar) nga zgjedhjet e mëparshme nuk janë më në mesin tonë. Ndërkaq, votuesit e rinj, të cilët nuk mund të mendohet ta mbajnë mend atë që u është premtuar në zgjedhjen e mëparshme, ende janë shumë të ri për t’u kujdesur dhe reaguar.

Një rrugë e karrierës
Politika gjithnjë e më shumë perceptohet si një karrierë, jo si një besim-nderi ku shpirtrat e zjarrtë luftojnë për idetë e tyre dhe të qytetarëve të tyre.

Një rebelim natyror
Përfundimisht, ajo mund të shkojë ashtu siç është tani në Britani të Madhe, ku anëtarët e partisë janë rebeluar kundër politikanëve të karrierës dhe elitave partiake.


Dy këshilla për politikanët shqipfolës:

⦁ për të jetuar ashtu siç kanë mësuar, dhe
⦁ mbajtja e asaj që e kanë premtuar.

Si një person i zgjedhur, jo më pak si një “demokrat”, politikani duhet të jetë një model në çdo gjë, edhe në dalldisjet erotike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close