Komuna bën dallime të dukshme në ndarjen e subvencioneve për klube sportive

Fehmi Sylejmani -VV


Në seancën e Kuvendit Komunal(31 mars 2016), kam thënë se Komuna po bën dallime të dukshme në ndarjen e subvencioneve për klube sportive, përkatësisht për sportistë.
Në bazë të shqyrtimit të projekteve të planeve financiare të klubeve sportive që kanë aplikuar për mbështetje financiare në komunë, kemi se KF”Drita” nga 134,730 euro të planifikuara nga klubi, ka përfituar 33. 000 euro. KV Drita –femrat nga 65.500 euro të kërkuara iu janë lejuar 10.000 euro, KB Drita, meshkujt nga 40440 iu janë ndarë 8000 euro. KF Gjilani nga 54.855 euro ka përfituar 30.000. Kryesisht janë te lejuara harxhimet që kanë të bëjnë me mbulimin e shpenzimeve për kuotizime, referë, transport, kontrollime, pajisje mjekësore, pajisje dhe rekuizita sportive. Të gjitha këto është dashur patjetër te arsyetohen me fatura përkatëse Harxhimet qe kane te bëjnë me pagesat e trajnerëve, lojtareve apo paga tjera, në përgjithësi nuk janë përfshirë në subvencione, mirëpo me përjashtime ka te disa klube. Në Shumën e përgjithshme të subvencioneve janë përfshirë edhe 2 punëtorë në mirëmbajtjen e stadiumit nga KF Drita dhe 1 punëtor nga KF Gjilani.
Nuk është mirë të kushtëzohen klubet rreth përfshirjes së punëtorëve sportivë nga komuna në bilancet e subvencioneve të klubeve.
Gjithashtu mendojmë që shuma e ndarë për KV Drita është e ekzagjeruar duke u bazuar në numrin e lojtareve dhe stafit të klubit, pavarësisht sukseseve të arritura që është dashtë në forma tjera të stimulohen.
Po ashtu këtu mungojnë ndihmat financiare për klubet e hendbollit, klubin e basketbollit, femrat e po ashtu edhe të hendbollit në këtë konkurrencë, si kundër edhe për klubet e sporteve luftarake. Dhe ky është një lloj “diskriminimi” për këto klube, sepse me çfarë baze nuk ju është ndihmuar këtyre klubeve, me vlera më të larta se 4 mijë euro, kur dihet mirëfilli se dy klubet e hendbollit Drita dhe Zhegra, në konkurrencën e meshkujve, garojnë në Superligë, madje këtë vit janë kualifikuar në Play-off, teksa vitin e kaluar kanë përfituar nga komuna, njëra 4000 euro e tjetra 3500. Derisa KH Zhegra gjysmën e mjeteve ka mundur ta harxhojë vetëm për karburante, për shkak të mungesës së sallës, e që është detyruar që stërvitjet dhe lojërat t’i zhvillojë në Gjilan.
Në kërkesën e KH Zhegra drejtuar kryetarit ka kërkuar mjete financiare për vitin 2016 në vlerë prej 15 300 euro, kurse KH Drita, meshkujt ka kërkuar mjete në lartës prej 6000 eurove. Dhe asnjëra për momentin nuk ka përfituar asnjë metalik. Ndërkohë që kemi KB Drita që garon në një nivel më të ulët se Superliga dhe ju është lejuar 8000 euro(vitin e kaluar 10 mijë), gjë që vërtetë paraqet një ndarje të padrejtë dhe të pabarabartë, kur dihet se këto klube të hendbollit, përveç seniorëve kanë edhe kategoritë e pionierëve dhe juniorëve.
Gjithashtu duhet pasur kujdes se me çfarë formule po ju ndihmojmë këtyre klubeve, derisa vitin e kaluar klubi i pingpongut për 900 euro nuk ka mundur ti vazhdojë garat dhe është shuar, e për këtë shuarje kanë qenë në dijeni zyrtarët e sport në komunë, duke mos u brengosur fare për vështirësitë e këtij klubi.
Prandaj rekomandimi ynë si Lëvizje Vetëvendosje! është që Komuna, në asnjë mënyrë të mos e ndalë dorën e ndihmës për të gjitha klubet sportive, por ne gjithsesi kërkojmë që të bëhet një ndarje e drejtë, e barabartë dhe në bazë të prioriteteve të disiplinave sportive si dhe rangjeve se ku garojnë , si kundër që këmbëngulim me çdo kusht, që çdo klub të jep përgjegjësi dhe llogari të detajuar për mjetet e harxhuara dhe të gjitha ato klube eventuale, që keqpërdorin mjetet t’ju ndalet rreptësisht mbështetja financiare dhe të merren masa ndëshkimore në bazë të dispozitave ligjore. Gjithashtu ne si subjekt opozitar në këtë legjislaturë të Kuvendit Komunal ne Gjilan, në seancën e fundit (31 mars 2016), kemi kërkuar që të formohet një komision nga Kuvendi, për të monitoruar, vëzhguar dhe kontrolluar të gjitha klubet përfituese të mjeteve materiale nga komuna.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close