Rama-Bashës:Ne jemi gati, po ju a jeni gati për dialog

TIRANË, 31 Mars /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherazi kryeministri, Edi Rama, i ka dërguar sot një letër publike kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të nisur dialogun politik.

ramaKryetari i PS-së dhe kryeministri Rama në letrën drejtuar liderit të opozitës Basha shprehet: “Nëpërmjet kësaj letre (të hapur edhe për publikun), dua të formalizoj ftesën time të djeshme publike, bërë gjatë konferencës për shtyp me Komisionerin Haha, që te ngreme bashkarisht, duke u nisur nga formati i sukseshëm i dialogut të nivelit të lartë, një forum mes shumicës dhe pakicës; pa prezencë të ndërkombëtarëve”.

Në vijom të letrës publike, Rama shprehet: “Në këndveshtrimin tonë, ky forum i përbashkët nuk do të zevendësojë apo penalizojë asnjë instancë tjetër të komunikimit institucional, të përhershëm apo të përkohshëm, mes koalicionit qeverisës dhe opozitës, Ky, sipas nesh, do të ishte, natyrisht nëse dhe ju do të keni të njëjtin vullnet si edhe ne për të diskutuar hapur, sy me sy, sipas axhendave e modaliteteve të dakortësuara plotësisht, një mekanizëm më shumë në komunikimin e nevojshëm mës palëve politike në Shqipëri. Le të provojmë t’u japim qoftë njerëzve tanë e qoftë partënerve të këtij vendi, provën e një vullneti të përbashkët për t’i dhëne mosdakortësisë politike përmes palëve, një përmasë kaq të munguar civilizimi”.

“Jemi plotësisht të hapur për cdo propozim nga ana juaj lidhur me formatimin e me mënyrën e funksionimit të këtij forumi. Po paraprakisht dëshirojmë të dimë nese edhe ju e dëshironi këtë përpjekje të re komunikimi mes nesh. Ne jemi gati, po ju a jeni gati”, përfundon Rama.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close