Advertisements

Një nisiativë e qëlluar e Këshillit të fshatit Cernicë…

Loading...

Tefik Selimi           Gjilan, 3 mars


Para do dite, Murat Hoxha, deputet në Parlamentin e Kosovës, shkruan se, Këshilli i fshatit Cernicë, nga vjen edhe ai, shpreh dëshirën e madhe që figura e Ramiz Cernicës – tribunit të madh të kombit shqiptar, t’i bëhet një shtatore në qendër të Gjilanit, nga se, si shton “dilemat ishin e janë edhe sot, nga se janë shumë dëshmi të cilat botërisht janë të ditura me saktësi, dhe isha e jam në besim të plotë, që një ditë, ju do të konfirmoni përkushtimin për meritat dhe vlerat e kontributin e pakontestueshëm të Heroit Kombëtarë Ramiz Cernica”.

Ramiz Cernica, nje tribun i madh i kombit shqiptar
Ai, në emër të Këshillit të fshatit në fjalë, shton në kërkesën e tij, ku thotë: Me gjithë sigurinë që respekti dhe meritat e tribunit dhe familjes Hoxha nga Cernica, ishin dhe janë të vlerësuara, vendosa që këtë çështje jo ta filloj si iniciativë, por ta përshpejtoj atë, duke i qetësuar zemrat e shumë shqiptarëve anë e mban Kosovës, diasporës gjithësesi, qyteratrëve të mbar trojeve shqiptare, dhe së fundmi, edhe familjarëve, që figura e Ramiz Cernicës të shkrihet në bronzë duke e vendosë në pjesën qëndrore të qytetit të Gjilanit, i cili beri shumë për të.
Për të u shkruan libra, u thurrën këngë e të ngjajshme. Ai ishte burim i mendimeve të mëdha, fjalëve të urta. Ishte i vlerësuar prej elites patriotike dhe politike mbar kombëtare, u emruan shkolla e rrugë, u dekorua me medaljen më të larta nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ishte pjesë e diskutimeve të udhëheqësve të Shqipërisë, pra edhe Kosovës.
Kryetari i Kuvendit dhe ish Kryeministër i Shqipërisë z. Ilir Meta, përmendi dy figura, Idriz Seferin dhe Ramiz Cernicën. Ai lavdëroi edhe për shumë trima dhe strateg të tjerë Gjilanit, Preshevës e të Kosovës. Ai kishte bashkëpuntorë përsonalitete të shquara. Ishte i lidhur me lëvizjen kaçake, nga të cilët lidhje të fuqishme kishte me Hasan Ali Remnikun, Hasan Dedën, dhe Hasan Gumnishtën. Pjesëmarrja e tij në Kuvendin e Prizrenit dhe JO-ja e tij me Beogradin, dhe PO-ja me Shqipërinë, ishte një reflektim i angazhimeve të tij të mëdha dhe të gjatë për këtë kauzë, ky qëndrim në Prizren paraqet saktësisht destinacioni themelor të krejt veprimtarisë së tij.

“Të nderuar Këshilltarë Komunal Kryesuese e Kuvendit i respektuar Kryetarë i Komunës, jam i bindur që ju nuk do ta lëni këtë rast që edhe juve, ju bën krenar dhe të përmendur pozitivisht, që sa më shpejt të vendosni për këtë emër, që figura e tij, pra e Ramiz Cernicës të shkrihet në bronz dhe në shenjë falenderimi e respekti të vendoset ne qendër të qytetit, aty ku e kanë vendin edhe Idriz Seferi, Mulla Idrizi, në afersi të Rexhep Malës e Nuhi Berishës, Agim Ramadanit e Kadri Zekës”.
Besojmë plotësisht që Grupi i ekspertëve në bazë të strategjisë zhvillimore të qytetit të Gjilanit, kriterit projektues për këtë monument, elementet përmbajtësorë të qendres së qytetit, nevoja për frymzim poliedrik të figurës së Ramiz Cernicës, do të jetë i rekomanduar që të përcakton edhe kriteret e tjera të cilat do ta kompletojnë projektin për realizimin e këtij propozimi.
Me respekt, Murat Hoxha, Deputet në Parlamentin e Kosovës, me vendbanim në Gjilan, por i ardhur nga fshati Cernicë. T. Selimi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close