Mogherini- Hahn: MSA-ja, moment historik për marrëdhëniet BE-Kosovë

PRISHTINË, 1 Prill /ATSH/.- Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, që hyri sot në fuqi, krijon një raport kontraktues i cili vë të drejta dhe detyrime të dyanshme dhe mbulon një numër të gjerë sektorësh.

Në një komunikatë për media të Komisionit Evropian ku citohet përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini dhe komisioneri Johannes Hahn thuhet se ajo do të mbështesë implementimin e reformave dhe do t’i japë Kosovës mundësi për të lëvizur më afër Evropës.

msa

“Kjo marrëveshje hap një fazë të re në marrëdhëniet BE-Kosovë dhe paraqet një kontribut të rëndësishëm për paqe, stabilitet dhe prosperitet në Kosovë dhe në rajon në përgjithësi. Unë pres zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, thekson Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendës-Kryetarja Federica Mogherini me rastin e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje.

Komisioneri Johannes Hahn shprehet se “kjo marrëveshje është një moment historik për marrëdhëniet BE-Kosovë: ajo do të ndihmojë Kosovën në rrugën e reformave dhe do të krijojë mundësi për tregti dhe investim. Pres me padurim vizitën time të ardhshme në Prishtinë për të shënuar këtë moment të rëndësishëm dhe për t’u shpjeguar bizneseve kosovare, investitorëve dhe publikut të gjerë të mirat që mund të sjellë ajo në drejtim të rritjes ekonomike dhe punësimit “.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close