ShB “Kurora” në Gjilan, Shkollës fillore “Vatra e diturisë” nga Livoç i Epërm, ia dhuroi 143 vepra letrare…

Shkolla fillore “Vatra e diturisë” e fshatit Livoç i Epërm, pati festë. Festë me shkollarët e saj, por edhe me mysafirët krijues nga Gjilanit. Kjo festë i gëzoi pa masë shkollarët e kësaj vatre shkollore, të cilët patën rast t’i lexojnë shkrimet e tyre para shokëve, prindërve e krijuesve gjilanas.

2016-01-4--19-48-45
Andaj, në kuadrin e 17-vjetorit të luftës në Kosovë të vitit 1999, drejtoria e Shkollës fillore “Vatra e diturisë” nga Livoçi i Epërm, komuna e Gjilanit, organizoi një orë letrare kushtuar dëshmorëve e martirëve të vendit, të cilët, dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën. Filimisht, Fadil Musliu, drejtor shkolle tha se, sot, si një, po e përkujtojmë 17-vjetorin e luftës së vitit 1999. “Tash e 17 vjet më parë, tek ne, në Kosovë, ishte luftë.
Luftë e barbarisë serbe, e cila la pas vete shumë viktima në njerëz. Kjo datë e dhembjeve tona nuk duhet ta harrohet, por ajo duhet përherë të përkujtohet duke falenderuar përherë aleatin tonë të shtrenjtë, NATO-n dhe ushtrinë çlirimtare të Kosoovës, të cilët na sollën lirinë e pritur me shekuj. Sot, pas 17 vjetësh në liri, e përkujtojmë Betejën e Zhegocit, por edhe betejat tjera në Kosovë, ku populli ynë bëri rrezistencë për ta fituar lirinë e shenjtë. Prandaj, këtë datë të madhe historike do ta përkujtojmë me punime të kësaj orë letrare, luftën, dëshmorët e kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit dhe popullit të saj”.
Kësaj here, Shtëpia Botuese “Kurora”, në Gjilan, botues i saj, Hysen Këqiku, shkollës në fjalë i dhuroi 143 libra nga fondi i saj. Libra dhuruan edhe disa krijues të kësaj ore letrare.
Me këtë rast, në mesin e letrarëve të vegjël të shkollës në fjalë, u gjenden disa krijues, të cilët, punimet e tyre letrare në vargje i lexuan këta poetë: Shaip Bllaca, Hetem Arifi, Mehmetali Rexhepi, Bislim Pireva, Shefik Shkodra, Hysen Këqiku, Demir Krasniqi etj. Punimet në vargje i lexuan afro njëzet shkollarë, ku, disa prej punimeve më të mira u shpërblyen me nga një vepër letrare, si janë: Flakresa Kurteshi, Diellza Kurteshi, Arditë Leka, Festina Kurteshi, Jona Frashsler etj. Njëherit, drejtoria e shkollës në fjalë, krijuesve gjilanas iu nda nga një mirënjohje për kontributin e dhënë në orën letrare dhe në pasurimin e bibliotekës me lektyra shkollore.
Në fund, Demir Krasniqi, këgëtar e publicist, tha se, e falenderojmë drejtorinë e shkollës, stafin dhe shkollarët e kësaj vatre të diturisë, të cilët, si herave të tjera, por edhe kësaj here po tregon se janë në rrugët të mbarë të arsimimit të gjeneratave të reja. “Ky është shembulli më i mirë se si duhet të punohet me shkollarët e vegjël. Uroj që ky kolektiv dhe këta shkollarë të jenë shembull për të tjerët. Tefik Selimi

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close