Tmerr e terr në mermer

Zize Liza Pepshi


 

Ndërmjet Bjeshkës e Fushës
Me vajin në mes të gushës
Pa fjalë në gojë
Si mali sipër me borë

Rrafshi nuk ka fund
Si dëshira juaj për liri
As qielli s’mbaron lart
Tek përpëlitet në kaltri
Dhe unë hesht e rri
Gati si e huaj
Nën një bli
Që tund gjethet
Mbi emrat tuaj

12939200_1045847135471384_53334777_nNë mermer
O Zot,
Sa tmerr!
O Zot
Sa terr!
Sa shumë emra
O Zot,
Sa shumë zemra!

Ende nuk e di
Jeni varre a shtëpi
Dyer a dritare
Veshë a sy
A lojë
Në atë plojë
Për liri

Ju vallëzonit
Dhe këndonit
Përpara batares
Me oshëtima të fanfares

Jeni ende në këmbë
Në makadamin e katundit
Tek ecni rëndë rëndë
Me shkëndijën e unurit

Në Lubeniq
Nuk patët dhembje hiq
As gjëmë as vaj.

Ndaj unë po qaj!

Iu pret nëna:
A mund erdhe o djalë
Sa shumë kam mall!

Iu pret nusja
A mund erdhe o burrë
S’të kam parë kurrë, kurrë!

Babai iu hedh duhan:
Në kodrinë bëtë nam
Shkuat me nishan!

E motra
S’qan te votra
Flet me vëllanë
“Ranë për vatanë”

“Kemi rënë
Për atdhenë
Për folenë.
Për lirinë
Lamë rininë
Djalërinë
Pleqërinë”.

E tani
Pse nuk flisni
Pse nuk këndoni
Pse nuk qani
Po më rëndoni

Si në atë ditë me plumbat
Që rrëzonin pëllumbat
Në çerdhen e vet
Medet, medet!

Ua bënë shoshë
Trup e lëkurë
Në Tokë,
Në Mur

Ju lutem mos heshtni
Qeshni qeshni
Edhe me ne
Të gjallë
Dhe mos pyesni
Pse kështu vallë

Vijmë këtu
Dhe bëjmë një lutje
Për hapin tuaj tutje
Drejt Kosovës
Me aromën e mollës

Më falni
Nuk jam vetëm sot me ju
Ne këtë kodrinë
Me shqipen sipër
Me krah në qiell
Me shikimin në diell

Më falni,
Nga larg
E bëra këtë varg
E di, meritoni shumë më shumë
E ç’të bëj tash
E gjora unë?

Vetëm një kurorë
Nën majat me borë
Dhe një fotografi
Te Varret për Liri
Për Kosovën Fli.

Iu shoh të gjithëve
Iu flas dorë për dore
Që ratë në maj e prill
Në pritë
Në mëngjesin me dritë
Pa bërtit’
Duke shikuar në sy
Diellin me liri

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close