Për kryeministrin Mustafa vizita e Vuçiç Kosovës nuk paraqet asnjë problem

PRISHTINË, 2 Prill /ATSH- Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbërrin nesër në mëngjes në veri të Kosovës, ku nis vizitën në orën 08:00 në flotacionin e Trepçës në Leposaviç.

SRBIJA KIM GRAČANICA
SRBIJA KIM GRAČANICA

Vizita është paralajmëruar në faqen zyrtare të qeverisë së Serbisë, ndërsa sipas medias në Beograd drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, ka deklaruar, se “kryeministri të dielën do të vizitojë veriun e Kosovës dhe disa vende më të rëndësishme në të cilat jetojnë serbët”.

Nuk paralajmërohet ndonjë takim me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, i cili, gjatë një vizite sot në Prizren, sipas raportimeve të medias i është përgjigjur interesimit edhe rreth vizitës së homologut serb, Vuçiç.

“Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë lejen që të vijë në Kosovë dhe kjo për mua nuk paraqet asnjë problem”, citohet kryeministri Mustafa nga media në Prishtinë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close