U promovua monografia “Kosovë është deri te Molla e Kuqe”, autorit Hysen Këqiku

Tefik Selimi


Gjilani sot patë festë për librin. Libri, miku më besnik i njeriut, sot i tuboi me qindra familjarë, miq, artdashës e qytetarë të tjerë, të cilët, si një, kishin ardhur për ta përcjell promovimin e monografisë “Kosovë është deri te Molla e Kuqe” e autorit Hysen Këqikut, gjilanas. Ky përurim i kësaj monografie u bë në sallën e hotelit “Kristal”, ku ky vend ishte jo i mjaftueshëm për t’i zënë të gjithë ata të interesuar të kësaj feste të librit. Ishte një manifestim i rrallë e i veçantë i librit.

B e  vepres se H. Keqikut...
Fillimisht, Basri Musmurati, qytetar i jetës politke, nga Gjilani tha se, me Xhevatin jemi njohur në vitet e ‘60-ta. Ai ishte një shok e mik i vërtetë i jetës. E kam respektuar, por edhe ai më ka nderuar e respektuar mjaft shumë. Andaj, kur dëgjova se sot përurohet monografia për te, nuk hezitova të vij gjer këtu në këtë promovim të kësaj monografie, e cila “rrëfen” e shënon një jetë të tërë të Xhavat Ajvazit, personazh dhe atdhetar i denjë një kohe. “Dua të them se, një falenderim i shkon edhe autorit të librit, i cili, më këtë monografi, ai e ka ndriçuar jetën e një njeriu që jetën e tij e qoi për MËMDHENË, që këtë këngë për mëmdhenë, Xhevati përherë e ka kënduar dhe dashur pa masë. Sa i përketë librit, unë kam pasur rastin ta lexoj atë në dorëshkrim. Ky materje e rrubullakësuar është mjaft voluminoz dhe përfshin shumë ngjarje të pesonazhit të kësaj vepre.
Siç dihet, familja e Xhevatit është vendosur në Konqul në një lagje të veçantë. Pasi u vendosën këtu, pas dy jave menduan të kthehen përsëri në vendllindje. Kjo lëvizje e tij e detyroi edhe babanin e tij të shpërngulet në Vaksincë të Kumanovës. Për të ruajtur diçka shqiptare, së paku deshist ta ruajnë fenë e mandej vlerat tjera. Ku ishte Xhevati student në Shkup, në vitet e ’60-ta , ai e deshi shumë sportin. Mësojmë se, ekipës së sporti ia kishte ngjitur emrin “Skënderbeu”. Bile, ky emër i pagëuar, shpesh ishte shkas për ngatërresa me sportistët maqendonas. Ardhja e Xhevatit në Gjilan, ishte një lëvizje pak sa më e theksuar.
Në shkollën fillore “Musa Zajmi”, njoftohet me shumë shokë. Atë kohë, drejtor ishte Vllasta, i cili e kishte rrahur një arsimtar shqiptar. Ky, Xhevati, kur e dëgjoi këtë rast, ai më vonë i rrahu te dy. Jo vetëm kaq. Familja e tij ka qenë e ditur se Xhevati ka qenë keq me shëndet. Ai pati një gjysmë frymarrje. Kur e takova, më tha se mirë jam. E detyruan ta qojnë në spital, Zagreb. Ai, duke kaluar nëpër Beogad, i kishte mbyllur sytë dhe na thoshte shpejt, shpejt mos të shoh asgjë. Pse tha ashtu? Dihet, se në këtë qytet ia kish mbytur djalin e vëllat. Kjo familje është përbalur më një pushtet policor.
Në një kohë, ai na pat thënë: “Po gaboni e po e lëni Preshevën e Bujanocin me Serbi”!. Fatkeqësisht, ne nuk mundëm amanetin e tij ta realizojmë. Por, kjo nuk do të thotë se kjo punë ka marrë fund. Po e them njër fjalë që ka peshë: “Këta njerëz, të cilët nuk e pritën pavarësinë e Kosovës, janë më meritor se na që pritëm”!. Dhe këtyre njerëzve u kemi shumë borxh. Duhet t’i përmendim dhe të shkruajmë për ta. Është detyrë e historianëve t’i ndriçojnë këto ngjarje, këta atdhetarë. Janë edhe shumë emra që ka bashkëpunuar me Xhvati Ajvazin. Ju familje e Xhevatit, edhe dje jeni mbajt, por mbahuni edhe sot, se e keni vështirë”. Zoti ju ndihmoftë!”
Ukshin Zajmi, redaktor i librit dhe publicist tha se, të hartosh monografi – ese shkencor, dokumentar e publicistikë, nuk është edhe aq lehtë, por falë njohjes personale prej moshës fëmijërore dhe ecjes bashkë nëpër kohë, duke kaluar një gjeografi shqiptare e duke krijuar një histori kombëtare, autori i monografisë e pati më lehtë. “Duke qenë bashkëudhëtar në shkollë, në aktivitetet e lira e në veprimtari kombëtare të Xhevat Ajvazit, Hysen Këqiku, autori i monografisë “Kosovë është deri të Molla e Kuqe”, jo rastësisht e titulloi kështu, sepse kjo ishte shprehje e përheshmne e kryeprotagonistit të veprës, i cili nuk ngurroi të apelojë edhe në kohën më të vështirë shëndetësore të tij. Ai thoshte: “Edhe këndej hekurudhës mos na harroni…!”,, duke menduar se Kosova lindore, përkatësisht Presheva, Bujanoci e Metvegja do të kenë status më të favorshëm në krahasim me Bilaqin, vendqëndrimin e tretë të tij.
Pos kësaj, në këtë vepër janë prezentuar edhe poetë, të cilët kanë shkruar vargje për Xhevatin dhe veprimtarinë e tij. Në mes të kopertinave të kësaj monografie janë vënë më tepër se 100 fotografi, të cilat e dokumentojnë një kohë dhe erucinë e saj. Xhevt Ajvzi ishte një figurë e fortë e shqiptarit rrezistues, i cili e përballoi gjashtë vite në burgjet serbe. Por, ai pati vuajtje të papara në kazamatet serbe, ku ndoq hap pas hapi nga regjimi policor serb, i cili regjim e përcolli intelektualin shqiptar gjer në fund të jetës.
Ndërsa, Jonuz Fetahaj, shkrimtar dhe recensent i monografisë tha se, ky personalitet i një kohe, ishte e mbeti fëmijë i “pjekur” para kohe. “E përgëzoj autorin e monografiës, z. Këqiku, i cili, si autor i shumë veprave, edhe kësaj here na solli një vepër të rëndësishme dokumentare, e cila “rrëfen” për ecajaket nëpër gjeografinë e atdhetut. Xhevati ynë, ai i ditëve rinore, i ditëve djaloshare, pa dyshim se ka hyrë në mbamendjen e shumëkujt, që të mos mbetet i paharruar, i mënjanuar dhe i përbuzur nga koha. Përkundrazi. Xhevati, si shtoi ai, – Xhevat Ajvazi, pa dyshim se i përket edhe kapërcimit të dekadave, sepse aq sa jetoi, aq sa veproi e vodhi vargun emelematik të Azem Shkrelit, ku thotë: “Lindja dhe vdekja/ Dy dyer mbi të njëjtin prag!” E Ali Asllani, poet, do të këndojë: “Kur linda qava vet/ Kur do të vdes do të qajnë të tjerët”.
Kjo është filozofia e jetës. Secili njeri e ka këtë filozofi, por, edhe Xhavat Ajvazi e pati kët filozoti të jetës. Ai pati një jetë të tërë e të veçantë që ia kushtoi atdheut dhe lirisë. Andaj, vjen në shprehje vargu i Lasgushit, i cili pati shtuar: “Pas çdo gazi e pikëllimi/ Mbetet pas vetëm kujtimi/ Ah dhe i shkreti mallëngjimi!”. Jonuz Fetahaj, shton se, Xhevat Ajvazi, ai gjimnazisti i preshevar që me “murselat” e vet përherë, ama përherë e dhezte shkëndinë e fjalës me zjarrin e brymosur dhe për një kohë të gjatë nuk fikej as në hirin, sepse Feniksi i vargut ti, që në fillimet e mia (1963), gjithmonë i kishte bërë shoqëri kahdo që sillej ai.
Por, ai sillej gjithkah, kishte me vete jo fantazinë, por imagjinatën dhe frymëzimin për ardhmëri…Shekullit të vlimeve të mëdha: demonstratave të 68, të 81 e këndej. Ishte ky Xhevat Ajvazi i Luginës. Ishte njeriu që ëndërroi për ardhmëri, jo vetëm për vete, por edhe për të gjithë të tjerët. I tillë ishte Xhevat Ajvazi, edhe atëherë kur ditëve të tregut në Preshevë, kur dëgjonte Lubë Popoviqin (malazez), dhëndër Presheve duke recituar vargjet e “Lahutës…” së Fishtës, kur shihte plisbardhët e Karadakut që zdirgjeshin në Pazar duke u thënë përbuzshëm: “Karadak he karathi/ Mbyta vetën të farova ty…”
Edhe sot e kujtojmë “ëndrrën e keqe” të vitit 1956, e kujtojmë edhe paraudhëtimin e gjysmëshekullor të ikjes nga “Molla e Kuqe…” dhe ngulitjes nëpër pjesëë të tjerat të atdheut. Ishte ky Xhevat Ajvazi – kolegum im kur bënim “piknik” të lira mbi Preshevë, recitonte rilindasit tanë dhe i ishte ngulitur në kohë vargu naimjan” “Punë, punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë”! Por, Xhevati rron në kujtimet tona: krenar, i ri, me plot dinjitet e mburrje, me një trashëgimi që ka lënë pas, me një trasim të idesë dhe të idealit për liri, tok me shokët e tjerë, në hapërimin e lirisë. Në fund, në vend të dhembjes, i përulem dhe them Lavdi për gjithë atë që bëre, lavdi miku im, Xhavat Ajvazi. Jeto në përjetësi!”
Hysen Këqiku, autor i monografisë tha se, e kam paksa vështirë të shtoj më tepër se parafolësit e mi. “Ardhja e juaj në këtë promovim të monogrfisë sime, është një nderim jo vetëm ndaj meje, por mbi të gjitha ndaj familjes së gjerë të personazhit të veprës. Të shtoj edhe këtë në fund se, Xhevat Ajvazi ishte një vdekje e lavdishme. Ai s’ka vdekur! Ai jeton me ne. Ai është i “gjallë” dhe vepra e tij jeton e nuk do të harrohet asnjëherë. Unë e krijova një vepër dokumentare sa dita dhe sa i vjela të tjerët.
Me fjalë të tjera, e kurorëzova me botimin e saj në dritë që flet për jetën dhe veprimtarinë atdhetare të Xhevat Ajvazit, personalitet i shquar i lirisë. Ju falemnderit! Krejt në fund, Berati, djali i vëllaut të tij tha se, kjo punë e autorit na gëzon. “Ju falemnderit të gjithëve”!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close