Në Gadime shpella që për dy euro hyrje të jep një argëtim turistik interesant!

Dy Euro për një person të rritur,e një për atë gjysmë të rritur,(në kuptim moshe) kushton bileta hyrëse e cila duhet blerë në një kiosk para hyrjes së Shpellës së njohur të Gadimes në Kosovë.Është një katund Lipjanas   i cili në pjesën ku gjendet shpella ka filluar të marrë formë të një qendre pak a shumë që i ngjanë atyre të Kosovës së pas lufte ku investohet aq sa për tu dukur deri diku bukur që të joshet klientela e në këtë rast vizitorët.

Në hyrje një parking,një lavazh makinash një restorant të cilin nuk e provuam ta dimë se si ishte dhe dy jevgj që secilës grupë që vinte u afroheshin dhe fillonin ëngën e tyre,ndonjë nga repertori i tallavasë dhe nëse nuk të interesonte do të shpërblenin me ndonjë zhanër tjetër,edhe me ilahi biles.
U desh të prisnim orën e caktuar dhe sigurisht edhe arsyeshmërinë financiare për tu ftuar dhe të hynim brenda në shpellë.Nuk ishim vetëm pra ,ishin tre katër grumbuj famljesh dhe “ciceroni turistik”.Xha filani të cilit i ishte bërë rutinë puna e tijë prej ciceroni që nga metrat e parë të na i spjegojë gjërat që do mund të ngjallnin interes tek vizitorët,për Stalaktitet,stalagmitet,për miliona vite të shkuara në krijimin etyre,për figurina që koncidonin me figura të historisë sonë si dhe të tilla që ndoshta vetëm se iu kishin gjasuar të jen të tilla ciceronit tonë,si Shqiponja dykrerëshe,perkrenarja e Skenderbeut,syri i kosovares,Marigona që po qendiste flamurin,Borëbardha me shtatë Xhuxhët e deri tek gjinjët e lopës…


Interesante ishte rrëfimi i tij për Aragonitët të cilët sipas tij ishin minerale/kristale të cilët u kishin bërë sfidë gravitetit dhe kishin marrë udhë zhvillimi jo të zakonshëm sikur stalaktitet dhe Stalagmitet duke shkuar poshtë por lart!Që do me thënë ishin këthyer përpjetë.Ai thotë se këtë gjë nuk ka arritur ta spjegojë asnjëri nga gjeoloët apo spelologët e njohur Europian që kishin vizituar shpellën dhe e kishin studiuar atë.
Kishte aty edhe salla “këndimi” në fakt vende ku këngëtarë të njohur kishin bërë gjirimet për spotet muzikore të tyre.


Dhe shkuam e ecëm koridor më koridor,hyrje më hyrje nën përcjelljen e ciceronit tonë të dashur derisa arritëm në dalje dhe mësum se nuk ishim vetëm ne banorët (të përkohshëm)e shpellës porse kishte edhe lakuriqë.Kurreshtja nuk na pushoi askund sepse ishte mjaft interesantë edhe pse akoma nuk ishin hapur shumë nga hapësirat e shpellës për të cilat na njoftoi shoqëruesi ynë e të cilat do tia shtonin edhe ma atraktivitetin turistik kësaj shpelle.


Ikëm me mbresen e mirë që fëmijët tanë dhe ca nga ne nuk e kishim parë live më parë.e kishim të njohur vetëm nga televiori ose nga diku tjetër si parafytyrim.Ishte shpellë Kosove,Shpellë vendase.

 

Xhelil Arifi /Proinformacion.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close