vucic-na-kosmetu-650x358PRISHTINE, 3 Prill/ATSH/- ​Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka hyrë në territorin e Kosovës nga pika kufitare në Jarinje, ndërsa ndodhet në Leposaviç.

Vuçiç do t’u drejtohet qytetarëve në Zubi Potok, ndërsa do t’i vizitojë edhe disa vende tjera.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç u ka thënë mediave serbe se Vuçiç do të takohet me minatorët e Trepçës, do të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën.