AAK: Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese nuk është i drejtë
PRISHTINË, 4 Prill/ATSH/.- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cilësoi jo të drejtë vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, që deklaron të papranueshme kërkesën e opozitës për anulimin e procesit të zgjedhjes së Hashim Thaçit, President i Kosovës.
Në njoftim për shtyp të AAK-së thuhet se “ne e kemi kundërshtuar votimin e Hashim Thaçit president, me veprime të njohura që në ditën e votimit të tij, janë shoqëruar edhe me kundërshtim mjaft të ashpër në Kuvend, por edhe me protesta në rrugë”.
“Ne konsiderojmë se Hashim Thaçi nuk e përmbush kriterin kryesor për president i vendit, që është të qenit faktor i unitetit. Po ashtu konsiderojmë se edhe votimi i tij, është bërë edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe besojmë se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese nuk është i drejtë. Për sa i përket një veprimi të përbashkët opozitar në ditën e betimit të Presidentit, deri tani nuk pasur një diskutim apo vendim për këtë çështje”, thekson AAK.
Comments are closed.