Në PriFest, do të shfaqen Programi Konkurrues Europian dhe PriDocs

Prishtina4 Prill/ATSH/.- Prishtina International Film Festival ka publikuar disa nga titujt të cilët do shfaqen gjatë këtij ediconi të tetë, konkretisht filmat e dy programeve të rëndësishme: European Competition dhe PriDocs. Përgjatë javës së 22-29 Prill, në Prishtinë do të shfaqen rreth 80 filma të gjitha premiere në Kosovë, dhe shumë nga ato premiera rajonale, ndërkombëtare e europiane kurse dy prej tyre premiera botërore.

European Competition Lineup 2016:

Programi konkurrues i cili i kushtohet traditës më të hershme të kinemasë, asaj europiane në këtë edicion vjen me tituj të cilët nuk kanë tërhequr thjesht vëmendjen e kineastëve dhe kritikëve, por kanë sjellë frymë dhe stil të ri në filmbërje. Me 3 premiera rajonale dhe 4 të tjera të cilat prekin për herë të parë publikun e Kosovës, 7 filmat e kësaj kategorie garojnë për të fituar çmimin Hyjnesha e Artë për filmin më të mirë Europian. Intrigues, të guximshëm, të gëzueshëm, melankolik, tradicional e seksi. Përzgjedhja e kësaj kategorie do i japë publikut të PriFest të shijojë risitë më të spikatura të kinemasë Europiane nne dy vitet e fundit.

 

PriDocs Lineup 2016:

Në 11 filma dokumentarë, nga të cilët 2 janë premiera botërore, një premierë europiane dhe një rajonale, 6 të mbetura. Po ashtu janë premiera për publikun Kosovar sepse shfaqen për herë të parë në Kosovë.
PriDocs edhe këtë vit sjell të gjitha ngjyrat e filmit dokumentar, përmes një line-up-i që kalon nga Estonia, Kroacia, Rumania e Turqia, e deri në Palestinë apo SHBA, për t’u kthyer sërish në Shqipëri dhe Kosovë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close