Pse, Neritan Ceka e “ vjedhë “ historinë shqiptare ?

Fahri Xharra     05.06.16 Gjakovë


Së pari , cili është Neritan Ceka ?

Neritan Ceka, i biri i arkeologut të parë shqiptar, Hasan Ceka, u interesua për arkeologjinë që fëmijë, kur shoqëronte të atin në ekspeditat arke-ologjike të Apollonisë. Pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Tiranës në vitin 1962, ai iu kush-tua plotësisht kërkimeve arkeologjike. Në vitet 1963-1964 gërmoi në kështjellën ilire të Rosujës në Tropojë; në vitin 1969 zbuloi varrin e pasur të Selcës së Poshtme dhe po atë vit filloi gërmimet disavjeçare në Belsh. Tërheqjen më të fortë e pati drejt qytetit të madh të Bylisit. Atje drejtoi ekspedi-tat në vitet 1978-1991, duke zbuluar teatrin, stadiumin, shëtitoret, gjimnazin dhe disa nga hyrjet dhe kullat e fortifikimeve të qytetit ilir. Në vitet 1992-1994 drejtoi ekspeditën e përbashkët shqiptaro-franceze në Apolloni, si dhe gërmimet në Butrint, ku u rikthye përsëri dy vitet e fundit. Që nga viti 1985 jep leksionet e Arkeologjisë Klasike në Fakultetin Histori-Filologji të Univer-sitetit të Tiranës. Ka dhënë leksione dhe konferenca shkencore në Gjermani, Angli, Itali, Francë, Austri, SHBA dhe në vende të tjera. Ka shkruar librin shkencor “Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme” (1985), si dhe një numër të madh artikujsh shkencorë mbi kërkimet e tij arke-ologjike. Që nga viti 1991 është zgjedhur disa herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Neritani është anëtarë i disa instituteve të arta shkencore si Këshillit Shkencor në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, Institutit të Arkeologjisë në Berlin, dhe Institutit të Kolde-ëay Gesellschaft në Gjermani.

Së dyti : Cili është skandali i fundit i Neritan Cekës ?

E keni të të shkruar në të dy fotot e më poshtme

ceka1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ceka2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Së treti : Kush ishin chaonët ?

Kaonët ishin fis i Epirit, që nga grekët quhej “barbar” dhe që kishte elemente të kulturës ilire, [1] që sundonin në nga lumi Kallama, deri në luginen e Drinosit, në Gjirokastër. Qyteti më i madhë i Kaonëve ishte Antigonea në afërsi të Gjirokastrës së sotshme.
(^ Hammond 1998; Lewis & Boardman 1994, pp. 430, 434; Boardman & Hammond 1982, p. 284; Wilkes 1995, p. 104; Encyclopædia Britannica (“Epirus”) 2013 )

ceka3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Së katërti : pak nga djali i tij , i privilegjuari i shtetit shqiptar:”

DJALI I CEKES REFUZON SHQIPERINE e sulmon Papën Egin Ceka, 37 vjeç, djali i ish-këshilltarit të Berishës Neritan Ceka, refuzoi tre javë më parë që të linte mandatin e të ngarkuarit në punë në Ambasadën e republikës së Shqipërisë në Austri. Në vend që të ndërpriste shërbimin diplomatik, për tu kthyer në atdhe, siç e parashikon ligji për shërbimin diplomatik në Republikën e Shqipërisë, pas emërimit të të atit ambasador i Shqipërisë në Itali, Ceka junior është transferuar në një përfaqësi tjetër diplomatike, po në Vjenë, në atë të UNOV.OSBE-së, duke ndërruar thjesht selinë nga rruga “Prinz Eugen”, ku shërbeu prej tetorit 2009, në atë “Reisner” në kryeqytetin austriak.- See more at: (http://shqiptarja.com/politike/2732/djali-i-neritan-cekes-refuzon-shqiperine-e-sulmon-papen-143196.html#sthash.5AmCb9sV.dpuf )
Dhe , së pesti : Mo`zot më keq për ne !

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close