Çarçafi , NATO , falënderimi dhe shqiptarët

Fahri Xharra,06.04.16
Gjakovë


 

Unë nuk jam pjesë e grupit të vogël të të pafalemnderuesve shqiptar për të mirat e NATO-s për popullin tonë . E çmoj ndihmën botërore të të civilizuarve të cilët që në vitin 1999 na shkëputen përfundimisht nga vrima e zezë serbe. E çmoj dhe e falënderoj pafundësisht zgjimin e madh europian për shpëtimin e një pjese të popullit më të vjetër në Europë.
Unë nuk jam me ata që duan të na sjellin në grupin e turmave njerzore që udhëhiqen nga instinktet ; unë mendoj, unë jam ! Unë mendoj dhe e di fuqinë time që e kisha dhe e kam për ruajtjen e unit , identitetit dhe tokave të mia. Unë mendoj , pra unë jam !
Vetë ekzistenca e një kombi të vjetër me pak vetëdije të ngritur proeuropiane e bindi Europën që të jetë me ne, që të lufton me ne , që të na mbron nga fryma gllabëruese e pamëshire , një drejtimshme
( pa kthim prapa) . Unë mendo dhe jam,po ti ku je ?
Ti ku je ? Ty , ty po të flas ; ty që ta kanë mbushur mendjen që nuk je ai që je . Kthjellu , atdheu është i të gjithëve ne që frymojmë shqip , që na rrah zemra shqip dhe që mendojmë shqip.
Ti ku je? Ty po të flas , ty të cilit i shituri , i padenji si njeri , i mashtruari , përfituesi , maskareu , ta mbushi mendjen që të kthehesh prapa dhe të shikosh një botë e cila ishte ferr për të parët tu; ishte ferr e skëterrë edhe për mua , për gjyshërit e mi ,për stërgjyshërit e tu . .
Të mendojmë pak , dhe ti kthehemi vetvetes me pyetjen se kush po ma mbushë mendjen që të harroj shpëtimtarin; kush po më ngashënjen rreth vetëvrasjes kolektive.?
Unë mendoj pra unë jam. Pra mendo edhe ti që të jeshë ti !
Si mendon ore derëzi , që unë të bashkëngjitëm ty dhe të lundroj prapa në skëterrën e kaluar shekullore?
Si mendon ore i pa fytyrë që unë të vajtoj me ty fatin tim , të ardhmes time , të fëmijëve të mi ?
Nëse ty të ka mashtruar ai që nuk ia di skajin vetit ( me pasuri ), me ato para që i ka vetëm për të mashtruar; që shëtitet me Mercedesin e bardhë 500 pasi që t`a mbaron mashtrimin ditor ; mua jo !
Si mendoni që unë dhe ti kthehemi jetës që e sheh në foto; nëse ti e ke harruar është prindi yt ai që mbanë në mend.

12,3

Si mendon që unë të harroj se çka bënë për ne, po ata që e luftuan këtë që po e kundërshtoj edhe unë ?

2223
Nëse prindi yt që në vitin 1947 e donte civilizimin , po ty çtë gjeti or derëzi ?

4344

       Dikur ,para 1947                                                                                Sot , tek ne ????

Nuk jemi robër të së kaluarës skëterrë; shikoji të parët tu në fotot e më poshtme,; mos i bjer shqelm ardhmërisë e cila na takon.

Dikur kështu jetonim , nuk dinim se ka diçka më të mirë , nuk na shkollonin ; na i mbyllnin sytë !

555

6666

Vetëdija kombëtare fillonte kështu ma vashëza të emancipuara , me djem sugar e me plisa.

Për mua e për ty , qoft e kaluar prapambetja të cilën po mundohen “ shkronjat osmane dhe greqishte “ të na fusin në hallkën e “arushave pa histori “ .

 

 

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close