Mësuesit që punuan në sistemin paralel të arsimit në Kosovë do t’i marrin pagat për nëntë vjet

bajrami1PRISHTINË, 6 Prill/ATSH/.- Në Kosovë të gjithë mësuesit kontributdhënës gjatë viteve 1990-1999 nga sot mund të aplikojnë në Drejtoritë Komunale të Arsimit për njohjen e përvojës së punës për vitet e punës në periudhën 1990-1999, pagesat e të cilave do të bëhen nga 1 janari 2017.

Kjo u bë e ditur sot në njoftim të bërë publikë sot nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi si dhe kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj.

Ministri Bajrami tha se sot po fillon njohja e kontributit të këtyre mësuesve, të cilat kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës.

“Sot edhe zyrtarisht po shënojmë fillimin e implementimit të vendimit të MASHT-it dhe MPMS-së në bashkëpunim me SBASHK-un me të cilën ne jemi zotuar se do të njohim përvojën e punës së mësuesve të viteve ’90 për skemat e pensioneve”, tha Bajrami.

Sipas tij, ky është një hap shumë i domosdoshëm, i mirëpritur që mësuesit që kanë punuar dhe kanë rezistuar në kohën më të vështirë, në kohën e mbijetesës së sistemit arsimor, t’u njihet përvoja e punës dhe ata të marrin pension të merituar.

“Pa dyshim që është edhe një dëshmi që qeveria është e përkushtuar që të japë mirënjohje për punën e të gjithë mësimdhënësve në sistemin arsimor. Siç e dini ne e kemi përgatitur edhe ligjin për mësuesit e viteve ’90 dhe si qeveri jemi duke punuar që të gjejmë konstruksione që ky ligj të implementohet”, theksoi Bajrami.

Ministri i Punës Arban Abrashi tha se pagesa e mësuesve do të bëhet varësisht nga vitet e shërbimit.

“158 euro do të jetë baza dhe varësisht nga kualifikimi mund të rritet deri në 240 euro, por me vendimin e qeverisë javën e ardhshme do ta marrim atë vendim në mënyrë që pagesa të bëhet nga 1 janari”, deklaroi Abrashi./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close