Takim bashkëpunimi në fushën e sigurisë në mes organeve përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës në Prizren

1Kosove-Shqiperi-Prizren-PRISHTINË, 6 Prill /ATSH/.-Kosova dhe Shqipëria zhvillojnë sot në Prizren një takim me temën “Bashkëpunimi ndërkufitar dhe lufta kundër krimit të organizuar”.

“Me fillim nga ora 10:00, do të mbahet takimi i përbashkët i përfaqësuesve të Prokurorit të Shtetit, gjykatave, Policisë dhe Doganave të Kosovës, me përfaqësues të Prokurorisë, Gjykatës dhe Policisë nga Republika e Shqipërisë”, bën të ditur njoftimi i dërguar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Organizuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, takimi do të mbahet në Vërmicë, lokalitet afër qytetit më të madh jugor të Kosovës te porta kryesore e kufirit me Shqipërinë nga kalohet nëpër autostradë.

Në takim marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha,  zv. ministri i MPB-së, Valdet Hoxha, , zv. ministrja e MPB-së, Shqipëri, Elona Gjebrea, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, si dhe drejtues të lartë të prokurorive dhe policive të të dyja vendeve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close