Kroi i Ilaçit dhe legjenda që po e mbulon harresa!

Thuhet nga goja e popullit se kur perëndia krijoi sëmundjet i kishte lënë edhe ilaqet për to.Dhe vetëm se duhet ti gjurmosh e ti gjesh se në natyrë i ke.Dhe tani se sa është ashtu mund ta vlerësoni vetë nga përvoja juaj që besoj se shumë nga ju e keni,kur për ndonjë problem shndetsor keni kërkuar shërim alternativ,ndryshe nga ai konvencional.
Është i përhapur tek ne besimi në ujin shërues.Ujin që buron nga thellësitë e tokes së lashtë ei cili kuron ,infeksionet trupore,reumen e shumë të tjera e edhe ato të syve dhe përmirëson shikimin,kështu të paktën besojnë janë të bindur njerëzit nga përvoja e atyre që e kanë provuar.I tillë besohet të jet edhe “Kroi i Ilaqit”.Po mu ai kroi i nga libri i Ibrahim Kadriut.12987040_1745043112399914_2048151758857001142_n

kroi
Kroi i cili gjendet në Zheger përfundi një plemeje dhe anash udhës së pa shtruar që të shpie mu në lagjen e këtij vendbanimi,në lagjen e Koreçve!

Është Kujtimi ,djali i kësaj lagjeje që del nga shtëpitë e andej Rekës,një lum i vogël i mbushur me mbeturina që kalon atej pari,dhe mundohet të na ndihmoj neve që ta kuptojmë se përse ky krua me këtë emër kaq domethënës dhe rrethi për rreth tij kanë ngelur në një gjendje të tillë ku edhe natyra nuk është më natyrë por është shndrruar në depo mbeturinash.A nuk është ky krua ku gjenerata e gjenerata të tëra e kanë konsideruar si shërues,dhe ku edhe të tillë që kanë ardhur gjithandej e edhe nga Shkupi kanë mbushur dhe kanë marrë nga ky ujë dhe u ka shërbyer për shërim.kr2
Po ky është ai kroi i ilaçit që siq duket kohërat moderne të plastikës dhe të konsumit e kanë sjellë në këtë gjendje sa edhe legjenda për të rrezikon të shndrrohet në bërllog edhe pse ende reziston.Edhe ne i mbushëm plastikat tona me natyren e këtij kroi dhe i morem me vete,që sado pak të rroj ende legjenda e natyres për ilaç.

kr3

 

Xhelil Arifi/Proinformacion.com

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close