Pandeli Majko nderon ata që morën armët dhe luftuan për çlirimin e atdheut

TIRANË, 7 Prill /ATSH/ – Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka përkujtuar sot ata që morën armët dhe luftuan për clirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë deri në çlirimin e tij.

12919677_10153962494827254_1477173933427019164_n-322x200

Duke publikuar një foto, ku paraqitet betimi i Gardës së ushtrisë shqiptare të kohës, në Romë në maj 1939, Majko shkruan se, “ Kjo është një foto që “godet” më shumë se sa 7 prilli i pushtimit fashist. Ajo paraqet betimin e Gardës së ushtrisë shqiptare të kohës në Romë, në Maj 1939… një muaj pas invazionit të vendit”.

“Padyshim, çdo ngjarje ka kontekstin e vet. Ajo që dëshiroj të kujtoj sot janë ata përfaqësues ushtarakë dinjitozë si Mujo Ulqinaku, të cilët kundërshtuan me armë pushtimin e vendit. Kujtesë dhe respekt, megjithë se u duhet shkruajtur emri në një pllakë mermeri, me nderim, atyre ushtarakëve që nuk pranuan të betoheshin atë ditë në Romën e kësaj fotoje”, thekson Majko.

“Por… Një nderim dhe përulje të vecantë për ata që morën armët dhe luftuan për clirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë deri në clirimin e tij. Në histori duhet të dish të zgjedhësh edhe kur ka kosto”, ka shtuar Majko.

“7 prilli na vjen cdo vit si një “ftesë” e heshtur për cilindo, se në cdo rast e udhëkryq, zgjedhja është vetëm Shqipëria. Kush zgjedh Atdheun përballë pushtuesi,t ka falje në cdo kohë”, ka theksuar Majko.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close