Enveri nga Llashtica punëtor i zellshëm katuni i cili me punën e tij jep shembull se si nuk duhet të bëhesh rast social urban!

Moda e ikjes nga katundi i Kosovës pas lufte është bërë dukuri shqetësuese mu nga aspekti social-ekonomik.Është problem për qendrat urbane që ti absorboj me infrastrukturen egzistuese të gjithë ata apo ato familje të cilat shpesh herë pa ndonjë arsye të fortë janë shpërngulur nga qendrat rurale në ato urbane,por këtu kuptohet se ka faj edhe qeveritë edhe ato komunale e edhe ato qendrore mu për shkakun se ato kanë zbatuar politika të gabuara sociale e herë herë nuk kanë pasur fare një politikë të tillë.Por është tentuar që me zgjidhje Ad-hoc të bëhet zgjidhja e problemeve që donë një studim dhe investim më të qëndrueshëm dhe më të mirë.

Por ka njerëz ende nëpër katundet tona të cilat pothuajse sa nuk jan zbrazur,të cilët mundohen që ti qëndrojnë besnik traditës dhe mënyres së jetesës së të parëve dhe të tyre personale dhe herë herë me sakrifica personale mundohen sado kudo të krijojnë kushte,nga ato elementare dhe të qëndrojnë në atë që është burim i të mirave jetësore natyrore dhe të mos bëhen lypës modern,shtresë që po e krijon edhe vet shteti me ato politikat e lartpërmendura.

enver
E i tillë është,Enveri.Enveri ky banor i katundit Lashticë,katund i cili ka pësuar bukur shumë nga okupatori serb dhe lufta e fundit,banorë i cili me tërë potencialin dhe mundin tenton që ti siguroj vetes dhe familjes së tij 11 anëtarëshe një jetë sado kudo të denjë.Ai në arën e tij afër shtëpisë ku banon ka mbjellur një plantacion mollë.Gjatë gjithë kohës ai merret me to dhe me plot dashuri kujdeset për to sepse janë burim i të mirave materiale dhe mundësia për të jetuar më mirë nga shitja apo shpërndarja nëpër marketet vendore që ai ua bënë mollëve të kultivuaar nga ai.

1 llashticë

Por nuk është “Biznesi” i vetëm ky me të cilin merret ai dhe familja e tij sepse nuk do të ishte i mjaftueshëm.Ai merret edhe me bletari.I ka vendosur 13 bletët/Shtëpizat kuti të bletëve në fund të drunjëve mollë të cilat kishin qelë në këtë pranëverë/verën e herëshme dhe jo vetëm zbukuronin rrethin me lulet e tyre por edhe ishin burim ushqimi për bletët e tijë.Ne blemë nga ato të fundit tegllat një litërshe të qelqit që i kishin ngelur me mjaltën e nxjerrur herën e fundit ,nga tri sa i bënë tërë vitin.”Është mjaltë natyre” thotë ai “dhe prandaj nuk dal për tia ofruar askujt në treg sepse të gjitha,vijnë e mi blejnë në shtëpi.Sepse myshterinjtë e kanë kuptuar se në të vërtetë i tillë natyror është mjalti që ua ofroj,përfundon Enveri.”Do kisha dëshirë që shteti të më subvencionoj/përkrahë më shumë që të mund të krijoj një “bisnes “bujqësor akoma më të madh,por përveq një bunari/pusi me shpim 40 metrash nuk më kanë përkrahur me asgjë tjetër” ankohet Enveri.Edhe kur më është dashtë të bëjë rindërtimin e asaj pjesës ku e kam vendin e vendosjes s mjaltit dhe të tjer gjërave nuk më kanë lënë me arsyetimin se ajo pjesë qenka pronë e Serbit.E unë” shton ai “për atë vend paguaj qe 40 vite tatim e rrymë etj. dhe nuk e di se tatimin e kujt ia paskam pagua.E mua më nevoitet ajo hapësirë për vendosjen e gjërave të punës sime.”
Pra punëtori tek ne jo që stimulohet por pengohet nga procedura nga më tëndryshmet.Dhe kështu krijohen vargje të njerëzve para bankave të cilët presin “Lëmoshen sociale” nga shteti!

 

Xhelil Arifi/proinformacion.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close