Thaçi takohet me delegacionet e huaja

PRISHTINË, 8 Prill/ATSH/.- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi sot takime bilaterale edhe me delegacionet e Ganës, Kosta Rika-s, Panamasë dhe Hondurasit.

thaçi

Në takimet e ndara me delegacionet e këtyre vendeve, presidenti Thaçi i falënderoi për prezencën në ceremoninë e inaugurimit nga kontinentet e largëta dhe për përkrahjen që i kanë dhënë shtetit të Kosovës gjatë tërë këtyre viteve.

Presidenti Thaçi ka kërkuar prej delegacioneve të Ganës, Kosta Rika-s, Panamasë dhe Hondurasit që të vazhdojnë mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe lobimin për njohjen e shtetit të Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë njohur.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close