Ultimate magazine theme for WordPress.

Arrestohet i dyshuari i gjashtë i përfshirë për sulme terroriste në Bruksel

BRUKSEL, 9 prill /ATSH-AFP/ – Personi i gjashtë i dyshuar për pjesëmarrje në sulmet terroriste u arrestua një ditë më parë gjatë një operacioni të policisë, bëhet sot e ditur nga zëdhënësi i Prokurorisë Federale, duke konfirmuar një informacion të televizionit belg VRT.

ynAsnjë informacion i detajuar nuk është dhënë për momentin. Policia belge kreu një ditë më parë kontrolle në kuadër të hetimit pas sulmeve në Bruksel dhe në Paris, duke mundësuar kapjen e një prej të dyshuarve kyç, Mohamed Abrini si dhe katër personave të tjerë.

Sipas VRT-së, i dyshuari i gjashtë i arrestuar është një shtetas nga Brukseli i dënuar gjatë procesit gjyqësor ndaj grupit islamist Sharia4Belgium në Anvers (veri).

Hetimi vijon ende edhe pas arrestimeve të kryera në Bruksel, sipas RTBF-së një tjetër operacion i rëndësishëm u zhvillua në komunën Etterbeek pranë Brukselit, që kishte si objektiv një depo, referuar stacionit publik frankofon

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close