Mali i Munellës të shpallet zonë e mbrojtur

TIRANË, 9 Prill / ATSH / – Në kuadër të iniciativës për shpalljen e malit te Munellës si zonë e mbrojtur, i njohur si i vetmi habitat në Shqipëri ku disa kafshë të  rralla si, ariu i murrmë dhe rrëqebulli i Ballkanit, PPNEA (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania), ka filluar një proçes të gjerë konsultimi me të gjithë palët e interesit për të diskutuar rreth vleresimit të zonës në fjalë.

mali i mun

Per kete jane realizuar tre takime me përfaqësues të AdZM-ve Kukës, Lezhë dhe Shkodër, si institucione përgjegjëse për administrimin e zonave të mbrojtura, ku u prezantua iniciativa që aktualisht është ndërmarë dhe u diskutua çështja e zonimit të kësaj zone.

Takimet u shfrytëzuan për të marre edhe sugjerime e komente të vlefshme, që do të ndihmojnë direkt në dizenjimin e zonës si dhe në  mbështetjen e  iniciativave për vazhdimin e punës për shpalljen e malit të Munellës si zonë të mbrojtur.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close