Investim madhor në plazhin e Durrësit, synohet rehabilimi i zonës

plazhi durres...TIRANË, 10 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ – Bashkia e Durrësit njoftoi sot, se në plazhin e Durrësit po kryhet një investim madhor që synon rehabilimin e të gjithë zonës.

Ky projekt, ka theksuar Bashkia e Durrësit, “realizohet nga tre institucione, Banka Botërore me fond 4.1 milion euro që do të sistemojë rrjetin e ujërave të ndotura të të gjithë zonës së plazhit. Qeveria Shqiptare me fondin 150 milion lekë që do të përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm të të gjithë plazhit. Bashkia e Durrësit me fondin 228.271.305 me tvsh nga FZHR që do të rehabilitojë hapësirat publike në të dyja anët e rrugës Pavarësia”.

“Për herë të parë tre institucione janë koordinuar plotësisht pa dëmtuar investimet e njëra tjetrës. Ky investim do ti shërbejë mijëra banorëve të plazhit, mijëra turistëve dhe qindra bizneseve të kësaj zone. Falë këtij investimi madhor në sezonin turistik të vitit 2017 plazhi i Durrësit do të jetë një destinacion edhe më shumë i preferuar nga turistët. Po kështu investimi i një viti më parë për korsinë e biçikletave, pemët e mbjella dhe ndriçimi nuk dëmtohen por integrohen plotësisht në këtë projekt. Pretendimet e ngritura ndaj këtij investimi nuk qëndrojnë dhe Bashkia e Durrësit dënon çdo akt dhune që synon shkatërrimin e pronës publike dhe cënon imazhin turistik të qytetit”, ka shtuar Bashkia e Durrësit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close