Policia maqedonase përdor gaz lotsjellës kundër migrantëve pranë kufirit grek

zATHINË, 10 prill /ATSH-DPA/ – Policia maqedonase përdori gaz lotsjellës kundër qindra refugjatëve dhe migrantëve, të cilët kërkonin të futeshin në vendin e vogël ballkanik nga kampi i Idomenit, që ndodhet në Greqi, njoftoi faqja online e gazetës së përditshme greke ”Kathimerini”.

”Një trakt është shpërndarë ndërmjet 12 mijë migrantëve të kampit, ku u kërkohej të marshonin drejt kufirit”, sipas gazetës.

Ky kamp ka qenë i projektuar për 2 000 persona, por ky numër u tejkalua ndjeshëm kur Maqedonia, mbylli kufijtë për migrantët pa pasaporta dhe viza./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close