Bjeshkët e Nâmuna apo Bjeshkët me Nam ?

Fahri Xharra      11.04.16
Gjakovë


Bjeshkët e Nemuna përfshijnë një sipërfaqe me tre mijë e pesëqind kilometra katrorë dhe shtrihen duke filluar nga rrethina e Liqenit të Shkodrës, Rrafshit të Dukagjinit, Luginës së Zetës, Plavës e Gucisë dhe të njëjtat përbehen prej njëzet e katër grupeve malore dhe njëqind e pesëdhjetë e dy majave të larta mbi dy mijë metra. Numri më i madh i grykave, kanjoneve, luginave përfshijnë një sipërfaqe mej një mijë kilometra katrorë . Këto masive malore nga populli janë quajtur dhe quhet edhe sot “Bjeshkët e Nemuna”
“Vargjet e maleve të Kelmendit, qi quhen Bjeshkët e Namuna, thonë se e mueren at emen pse motit të jetës i kishte pasë namun Zana per nji faj të randë qi kishte pasë ba nji i parë i t’yne. Ato male, tash të thepisuna e të zveshuna, ishin kenë parandej plym me aha e me brej, me kullosa të mira e kroje me shumicë, e Zot’ynë i kishte pasë begatë edhe me gjithfarë lulesh e me shpend e zogj. Me fjalë tjera, u gjindte në to gjithshka muejte me dishrue zemra e nji malsorit në shpinë të ksaj toke. Në dy rapsodi qi kemi diktue mbi ket kallxim, e qi po i botojm këtu ngjitas, faji per të cilin kjenë namë ato bjeshkë prej zanet, nuk asht i njinjishem. E para asht mbas gojdhanës së fisit të Kelmendit, e dyta si këndohet me lahutë në Ljar.”

Dhe, emërtimi Bjeshkët e Nemuna është emër i cili i përket gjuhës shqipe popullore. Pra ne nuk kemi të bëjmë vetëm me emra “ të bukur” duke shndërruar vendin tonë në një vend me ylbere, luledielli, fustane të bardhë e të tjera. Pra emri “Prokletia” është origjinal i përkthyer nga gjuha shqipe në atë sllavishte, e jo nga sllavishtja në gjuhën shqipe si po komunikohet te ne shqiptaret.

 

bjeshkAkademia e Shkencave e Beogradit i dërgoi në fillim të shek. XX shkenctarët J. Cvijiq dhe A. Joviqeviq në Guci, ku ndejtën nga tre vjet, me qëllim që t’ia ndrronin “shkencërisht” historinë dhe gjeografinë kësaj krahine. P.sh. Cvijiqi, Alpet Shqiptare i ripagëzon me “Prokletije” (Bjeshkët e Namuna). Bjeshkën e Borit në “Radovan”, Bardhoshin në “Bjelic”, Majën e Pejës në “Peqokeq”, Liqenin e Shtarës në “Jezercë”, Rokopecin në “Brada”, Gucinë në “Gusinje” (sipas guskave) e kështu me rradhë. Ose, Plava, sipas tij, vjen nga ngjyra e liqenit “plavo “- i kaltërt, edhe pse e dinte mirë se ishte ky emri i Perandorit Romak – PLAVIUS, me origjinë Ilire që e ngriti këtë vendbanim me emrin e vet (Shih: E. Jasque: “Shqiptarët që nga origjina e deri më sot”. ShBA, 1994).
Bjeshkët e Nemuna përfshijnë pjesën perëndimore dhe veri- perëndimore të Rrafshit të Dukagjinit, të cilat janë vazhdim i maleve të cilat shtrihen që nga Liqeni i Shkodrës, Plavës, Gucisë e deri të luginat tektonike të lumit Iber. Këto bjeshkë që nga pjesa lindore dhe juglindore lëshohen deri në afërsi të qyteteve e Pejës, Deçanit e Gjakovës. Bjeshkët e Nemuna janë vazhdim i sistemit të maleve Dinarike dhe të njëjtat bëjnë pjesë në sistemin e maleve të reja të cilat kryesisht përbehen prej shkëmbinjve gëlqeror të cilat në të shumtën e rasteve mbërrijnë trasheshin deri në njëmijë metra.

Sintagma e shqipes “Bjeshkët e Nemuna” është e vonë, origjinale, autoktone dhe shumë rrallë mund të haset në gjuhët tjera. Emërtimi i gjuhës serbishte “Prokletije” e shumë më rrallë “Proklete Planine”, është formim paralel si në gjuhën shqipe dhe kuptimisht paraqet kohë e hapësirë të njëjtë për mbiemrin “i, e, të Nemuna” që nënkupton tërë Masivin e Bjeshkëve të Nemuna. Fjala “të Nemuna”, në këtë rast nuk afrohet dhe as nuk është identike me fjalën “të mallkuara”. Këto bjeshkë kanë në vete diçka hyjnore, prandaj nuk do të quhen të Nemuna por te Bekuara ashtu siç janë, sepse i ka bekuar Zoti dhe robi. Prej shekujsh për këto bjeshkë ka ekzistuar një sistem adhurimi sikurse për malin e Tomorit, Olimpit etj. Këto bjeshkë kanë qenë me nam prej shekujsh, hyjnore sepse ka mjaft objekte te kultit e shenja të vjetra të kulturës së lashtë. Në këto pjesë u ruajtën origjinal doket, zakonet, kultet e lashta dhe ligji i Kanunit të Lekë Dukagjinit, nga i cili romakët ndërtuan sistemin e vet juridikë përmes të cilit sunduan botën 500 vjet. Quhen te bekuara sepse te mahnitin me bukurin e tyre, rrjedha dhe burimi i shumë lumenjve si burimi i Drinit të Bardhë, Bistrica e Deçanit, Bistrica e Pejës, e Lloçanit, burimi i lumit Valbona në Valbonë etj, qe burojnë nga këto bjeshkë tregon qartë se janë te bekuara, burimet janë jeta.

E vërtetë , edhe po te jene “Bjeshket e Namuna”, prapë nuk rezultojnë te “mallkuara” [sepse na e kemi edhe ketë fjale e ma lehte na kish ardhë me u thane “Bjeshkte e Mallkueme” po s’u kem’ thane – se nuk jane!] sepse edhe forma jo edrejte “Bjeshket e Namuna” e ka kuptimin “Bjeshkët me Nam” (te shtuar) dhe del kuptimi “B. e Naltesuara, Degjuara, me Fame. E që një herit mund te lidhej edhe me historitë e luftërave te lavdishme te atij vendi.
Padyshim qe atributi dhe kuptimi Nemuna përfshi Namuna, nuk e ka asnjë lidhje me nocionin mallkim. Por me ndèj { nè-mje } e shtrirje tipike dinarike.

Emri më i vjetër i shënuar ( i shkruar ) për Bjeshkët është Mons Bertiscus,

bjesh1

dhe ajo gjendet në hartën Ptolomeit ( 83- 161 praKr. Klaudije Ptolomej ose Claudius Ptolemaeus ; matematikan, gjeograf, astronom,astrolog i cili kishte jetuar në Aleksandri )

Referencat:
-Legjenda e Bjeshkve të Nâmuna ! Marin Sirdâni
-Tregim mitologjik ,Shkruan Prelë Milani
– Bjeshkët e Nemuna , Hasan HASANRAMAJ
– Vështrim gjeografiko-historik e gjuhësor për Bjeshkët e Nemuna ,Faton Mehmetaj
– Një fushatë sllavofile ndaj Gucisë, Rexhep Dedushaj
– Bibliotheca Classica: Or, a Dictionary of All the Principal Names and Terms … By John Lemprière, Lorenzo L. Da Ponte, John David Ogilby

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close