Ministri gjerman i Financave,W. Schäuble,duhet regjistër ndërkombëtar për të luftuar parajasat fiskale

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble

BERLIN, 11 prill /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, ka kërkuar krijimin e një regjistri ndërkombëtar që liston blerësit aktual të kompanive fantazma pasi paraqiti një plan me 10 pika për të luftuar parajsat fiskale.

Duke folur për televizionin publik gjerman ZDF,Schäuble tha gjithashtu se një marrëveshje mes rreth 100 vendeve për të shkëmbyer automatikisht informacione mbi taksat, që pritet të hyjë në fuqi më 2017, duhet të zgjerohet edhe në vende si SHBA-ja dhe Panamaja.

“Me akses në këto dy sisteme, mund të jemi në gjendje të gjejmë të gjithë personat që përdorin parajsat fiskale për të pastruar para ose shmangur taksat”, kishte deklaruar Schäuble të dielën për kanalin televiziv ARD.

Gjermania kishte filluar një nxitje për bashkëpunim ndërkombëtar kundër evazionit fiskal në vitin 2014, por një rrjedhje informacioni nga zyra juridike me qendër në Panama, Mossack Fonseca një javë më parë, ka nxjerrë këtë problematikë në krye të axhendës në Berlin.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close