Organizime dhe nga Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë për javen e Bibliotekës në Kosovë

Java e Bibliotekës në Kosovë 2016 ,hapet solemnisht nesër, në 12 prill, me një veprimtari të zhvilluar në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, ku do marrë pjesë e flasë edhe Persida Asllani, drejtore e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

biblioteka e Kosoves

Sipas axhendës së dërguar, fjalë rasti do mbajnë edhe Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Mark R. Naylor, zëvendësdrejtor për marrëdhënie me publikun në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Dhënia e mirënjohjeve dhe e shpërblimeve është poashtu në axhendën e hapjes së edicionit XIV me temën “Biblioteka dhe dokumentimi i realitetit historik të Kosovës”.

Në vazhdim mbahet konferencë shkencore me temë “Ismail Kadare – leximi dhe interpretimi”, organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, e më pas zhvillohet prezantimi “Një rol i ri për bibliotekat: mbledhja, ruajtja dhe shkëmbimi i rrëfimeve gojore të bashkësisë”, ku referues do jetë Alexandra Kelly nga Biblioteka Publike e Nju Jorkut.

Ekspozita “Qytetet e Kadaresë” organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë pasohet edhe me aktivitetet tjera të saj me promovime botimesh profesionale dhe bibliografike.

Në 13 prill, aktivitetetet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës nisin me prezantimin “Hartimi i projekteve në fushën e rrëfimeve gojore në bashkësi: mjetet dhe praktikat më të mira”, ndërsa vazhdojnë me tre sesionet – “Dokumentimi i realitetit historik në Kosovë: qasje antropologjike dhe sociologjike”, “Metodologjia e mbledhjes dhe angazhimi i bashkësisë në projektet e rrëfimeve gojore” dhe “Dokumentimi i realitetit historik të Kosovës – e tashmja dhe perspektiva”.

Ndërsa, në Ferizaj, organizuar nga Biblioteka Rajonale hapet ekspozita “Ferizaj në shkrimet e viteve 1990-1999”.Në 14 prill, në Prizren, organizuar nga Biblioteka Rajonale zhvillohet prezantimi “Metodologjia e mbledhjes dhe angazhimi i bashkësisë në projektet e rrëfimeve gojore” dhe  sesioni “Dokumentimi vizual i traditave dhe i ngjarjeve historike”. Një aktivitet tjetër është “Dhjetëvjetori i Këndit Amerikan në Prizren”.

Në 15 prill, “Dita e Donacioneve” zhvillohet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Në Pejë, organizuar nga Biblioteka Rajonale, zhvillohet sesioni “Bibliotekat, sfidat dhe e ardhmja e tyre”, e më pas hapet Biblioteka e Shkollës së Mesme Teknike “Shaban Spahiu”. Në 16 prill, zhvillohen aktivitete të organizuara nga Këndi Amerikan në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës: “Punëtori mbi të drejtat pronësore të gruas në Kosovë”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close