Përkujtim i një heroi të madh të një beteje të madhe-Kosharja

Një mbledhje përkujtimore në nderim të Heroit të Kombit, Agim Ramadani, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, u mbajt sot në Prishtinë .

çlirimtare

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, në emër të qeverisë, para të pranishmëve foli për figurën shumëdimensionale të prijësit dhe heroit të Betejës së Koshares, Agim Ramadani.

Demolli tha se është e pamundur të flitet për Betejën e Koshares e mos të veçohet kontributi i jashtëzakonshëm, që kishte dhënë komandanti i Brigadës 138, Heroi i Kombit, Agim Ramadani, në përgatitjen dhe planifikimin e kësaj beteje historike. “Agim Ramadani ideator dhe udhëheqës në fushëbetejë i fitores më të lavdishme të UÇK-së”, theksoi ministri i FSK-së.

Ramadan Musliu nga Instituti Albanologjik, ka folur për veprën letrare të heroit Agim Ramadani, ndërsa në emër të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të pranishmëve iu është drejtuar Agron Jusufi. “Ditët e Shqipes”, për nder të Betejës së Koshares, është manifestimi tradicional në përvjetorët e rrënimit të gurëve të kufirit ndërshqiptar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën për liri e pavarësi, për dëbimin e forcave okupuese serbe.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close