Sheshel nuk lejohet të hyjë në Kosovë,u drejtohet simpatizantëve të vet nga Beogradi

Më shumë se njëqind serbë janë tubuar sot në sheshin e ashtuquajtur “Braca Iliq” (Vëllezërit Iliq) në pjesën veriore të Mitrovicës për të pritur liderin radikal, Vojisllav Sheshel.

Megjithëse ai nuk ka ardhur në Kosovë, lideri i Partisë Radikale serbe iu është drejtuar të tubuarve nga Beogradi nëpërmjet një lidhje audio.

sgeshel

Siç raporton KosovaPress, Vojisllav Sheshel ka akuzuar Qeverinë e Serbisë dhe atë të Kosovës që nuk i lejuan ardhjen në Kosovë.

“Për këtë, fajtore është qeveria tradhtare e Serbisë dhe separatistët shqiptarë që nuk më lejuan të vij tek ju”, ka thënë Sheshel nga Beogradi.

Të tubuarit që po dëgjonin fjalimin e Sheshelit përveç fotografive të tij kanë bartur edhe fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close