Televizioni francez:Shqipëria, Kjo perlë që nuk e kemi njohur

TIRANE, 12 Prill /ATSH/- Në zbulim të Shqipërisë, vendit të Ballkanit që nuk është vlerësuar më parë.

Kështu e nis përshkrimin e Shqipërisë televizioni francez “Arte” në një analize në seksionin e guidave në faqen online.

shqipëri

Natyra e Shqipërisë dhe tradita mikpritëse a banorëve është paraqitur përmes dy videove, që tregojnë njëra veriun dhe tjetra jugun e vendit.

“Pjesa e parë e udhëtimit në veri të vendit, një zonë plot me pasuri natyrore: Alpet shqiptare. Drini që rrjedh mes luginave malore, ujërat e kaltra të liqenit të Komanit, bregdeti Adriatik dhe delta e mrekullueshme e Bunës, një parajsë për zogjtë dhe peshqit”, thuhet në videon e parë.

Në qendër të Shqipërisë gjendet kryeqyteti Tirana, ku banojnë pothuajse një e treta e banorëve të të gjithë vendit. Më në lindje, në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, gjendet liqeni i Ohrit, një nga më të lashtët në botë.

Ndërsa kalon mes bunkerëve që ende “ndotin” peizazhin, rruga të çon në Gjirokastër, qytetin e lindjes së diktatorit Enver Hoxha. Më pas mund të shkosh në Butrint, siti arkeologjik më i rëndësishëm në vend, një qytet antik me tempujt e tij. Në fund zbulohet një prej traditave të maleve shqiptare, kënga polifonike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close