Advertisements

Osmanagić arkeologu i njohur Bosniak thotë se ka dëshmi se Bosna është djep i civilizimit europian

Arkeologu i njohur bosniak Semir Osmanagić i cili është bërë i njohur për gjetjen e piramidave në Visoko tani ka dalë edhe me pretendimin se ka gjetur një sferë të përkryer që ngjan në top,në malin në afërsi të Zavidovići në Bosnie,dhe beson se kjo është skulptura më e vjetër që ka bërë dorë e njeriut.Ai po ashtu thotë se kjo është edhe një dëshmi se civilizimi më i vjetër europian ëhtë zhvilluar në këto hapësira.

osmanagic

Sipas tij kjo është dëshmi e ndonjë civilizimi i cili ka përdoruar teknologji të zhvilluar para më shumë se 1.500 vitesh.Ai këtë “Top Guri” e ka gjetur në pyll në vendinPodubravlje,dhe se për këtë zbulim ka shkruar edhe “Daily Mail” Britanik.Osmanagić është i sigurtë se një ditë kur të mbaroj me punë/zbulimi bota do të ketë dëshmi se në bosnie në të kaluaren e largët ka pasë piramida dhe atë më impozante se ajo në Giza të Egjiptit.Ai gjithashtu thotë se ky top guri që gjeti ai është më i rëndi që ndonjëhere ka bërë dora e njeriut,i cili është në diametër 1,2 dhe 1,5 m.Fenomeni i topave të tillë nga guri është i njohur në të gjithë rruzullin,të cilat lidhen me civilizime të ndryshme nga e kaluara.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close