Advertisements

Pellazgia – Kultura e Vinçës !

Fahri Xharra ,10.05,16
Gjakovë


E vërteta ishte se në vitin 1854 (pas disa zbulimeve në Shqipëri ) , historiani dhe filologut gjerman Georg von Hahn megjithë të dhënat e pakta, arriti përfundime të shkëlqyera, madje sendërtoi një alfabet, të cilin e emërtoi “shqiptar” dhe e identifikoi me pellazgjishten.”

Pra Kultura e Vinçës në anët tona qenka zbuluar më herët se në Vinça afër Beogradit sepse sipas burimeve serbe : Kultura e Vinçes është quajtur sipas lokalitetit Vinça – Belo Bërdo , e cila gjendet në anën e djathtë të Danubit , 11km nga Beogradi në vitin 1908 nga profesori i universitetit të Beogradit dr. Milivoje Vasiç-i (Винчанска култура је названа по локалитету Винча – Бело брдо, које се налази на десној обали Дунава, у селу Винча, 11 km низводно од Београда, на коме је ископавање започео 1908. професор Београдског универзитета др Милоје Васић, на простору од око 400 m². Ca мањим прекидима, радови су трајали све до Првог светског рата. 1924. године, обављено је ископавање али накратко, због недостатка материјалних средстава.[2] Откривени су остаци осам неолитских насеља, од којих најстарије насеље припада периоду средњег неолита и старчевачкој култури. )

vnç
Shkrimi pellazg i Vinçes

Përkunder asaj që Kultura pellazgjike e vjetër deri në 9000 vjet e mbulon një territor shumë të madh; por emrin me të cilin e njef bota këtë epokë historike e mori nga gërmimi “ i parë” në VINÇA !
S`kemi çka të bëjmë : Jemi të vonshëm !

 

 

E keqja në këtë mohim të vetvetes është që dikush tjetër po i rritë vjetërsinë vetes , dhe po e “merr” përsipër djepin e  e civilizimit

kultura vinça
Harta e shtrirjes se kultures pellazgjike e quajtura e Vinçës

Ja një titull i një botimi serb : “Осам миленијума српског порекла- Најстарије српско порекло” ( Tetë mileniume të prejardhjes serbe- Origjina serbe më e vjetra)
Dhe ne prapë vazhdojmë me heshtjen tonë !

Ja se çka shkruante Aristidh Kola për Kulturën e Vinçes ; “Në zonën e banuar nga Dardanët dhe Arktanët ose Arkadët ishte krijuar atëkohë qytetërimi pellazgjik ballkanik, falë kushteve të veçanta klimaterike dhe pasurive nëntokësore. Mijëra vite më parë, siç dihet, u zhvillua kultura Minoike, egjiptiane dhe shkrimi sumerik, por duhet ditur se Dardanët kishin pasur po atë kohë jo vetëm shkrimin e tyre, por shkrimin linear.
Këto të dhëna nuk janë rezultat i fantazisë sime. I kanë zbuluar arkeologët evropianë në zonën poshtë Beogradit, ndërsa grekët i zbuluan në vitin 1994 në liqenin e Kastorias, (Kosturit -M.Q.) ku bashkë me një vendbanim liqenor arkeologu Hurmuziadhis solli në dritë një mbishkrim, i cili datohet rreth 5250 vjet para Erës së Re me shkronja të veçanta. E zbuluan, por të ndodhur në qorrsokakun e fantazisë shkencore indoevropiane, nuk e kuptuan se çfarë zbuluan. Kështu, atë qytetërim, i shtrirë nga jugu i Beogradit dhe që mbaron në Halkidhiqi, e emërtuan… “qytetërim të Vinçës”, sepse në fshatin Vinëa, në jug të Beogradit, u gjetën për herë të parë të dhënat për atë qytetërim.
Veç fakte e gjetje për atë qytetërim – dhe këtë e dinë shkëlqyeshëm arkeologët – ka në të gjithë Epirin. Kanë qenë të njohura këto edhe në Shqipëri, së paku nga shekulli i kaluar, (shek. XIX – M.Q.), por askush nuk mund t‘i zbërthente. Një i ditur i asaj kohe ia tregoi disa nga mbishkrimet historianit dhe filologut gjerman Georg von Hahn, i cili, kur botoi veprën e tretë të “Albanesische Studien”, në vitin 1854, në qytetin Jena, shënoi se kishte zbuluar shkrimin pellazgjik. Por e gjithë teza e tij u kundërshtua sepse me mbishkrimet e gjetura nuk mund të ndërtohej alfabeti i plotë i asaj gjuhe. E vërteta ishte se, megjithë të dhënat e pakta, Hahn arriti përfundime të shkëlqyera, madje sendërtoi një alfabet, të cilin e emërtoi “shqiptar” dhe e identifikoi me pellazgjishten.”

Dhe , ne prapë e heshtim një kulturë të stërlashtë !

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close