Albin Kurti dhe Dukagjin Gorani janë takuar me të aderuarit e rinj në lëvizjen VV në Gjilan

Mbrëmë në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, me anëtarët më të rinj të saj, të anëtarësuar së fundi, janë takuar: Aktivisti dhe deputeti Albin Kurti, aktivisti i ri Dukagjin Gorani, deputeti dhe koordinatori i Qendrës sw LVV nw Gjilan, Ismajl Kurteshi.

Duke e hap takimin aktivistja Adriana Halimi, përveç tjerash tha se numri i të rinjve që po aderojnë në LVV kohëve të fundit është shumë i madh, sepse pakënaqësia e qytetarëve po rritet shpejt e Vetëvendosja po shihet si forca e vetme politike që mund ta nxjerr vendin nga kjo situatë.

Anëtarëve të ri në emër të Qendër së VV-së në Gjilan mirëseardhje ju dëshirojë koordinatori i Qendrës Ismajl Kurteshi, i cili ju tha atyre se vendi ka nevojë për kontributin e të rinjve dhe se ata mund të kontribuojnë vetëm të organizuar në një organizim i cili është i gatshëm të punoj për interesat e vendit si që është Vetëvendosja.

Dukagjin Gorani, ju tha anëtarëve të ri se edhe ai është formalisht vetëm një javë në Lëvizjen Vetëvendosje, por ideja e Vetëvendosjes për te është e vjetër. Ai tha se nuk mjafton vetëm ta kesh librezën e Vetëvendosjes, aktivist i Lëvizjes duhet të jetë përherë aktiv.

Albin Kurti, foli për situatën politike në vend rolin e Lëvizjes dhe nevojën e forcimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e realitetit në Kosovë. Ai tha se sondazhet e fundit nga organizata serioze po e nxjerrin Lëvizjen në vendin e parë. Ne si të parët do ta ckapim shtetin nga krimi i organizuar, ne nuk do ta burgosim askënd, por do ta pavarësojmë gjyqësorin i cili do të vendos për secilin rast veç e veç në mënyrë të pavarur. Ne do të angazhohemi që gjyqësori ta kryej punën e vetë në mënyrë profesionale. Ai foli edhe për rolin e aktivistit brenda Lëvizjes dhe në shoqëri në përgjithësi.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close