Mblidhet Kuvendi në seancë plenare,në axhendë edhe ratifikumi për EULEX

PRISHTINË, 16 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Kuvendi i Kosovës po zhvillon sot seancë plenare të nisur me deklarime jashtë rendit të ditës.

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ndersa zhvillon punimet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, deputetëve u është shpërndarë projektligji për marrëveshjen Kosovë – BE për vazhdimin e Misionit të EULEX-it deri në 15 qershor 2018.

kuvendi

Grupi parlamentar i LDK propozoi që në rend dite të hyjë sot Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës si pika 18 e 19.

Propozimi i mbështetur edhe nga grupi parlamentar i PDK u miratua me 70 vota pro, 11 kundër e 1 abstenim. Votim kundër këtij propozimi paralajmëroi grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, duke kërkuar kohë për shqyrtim dhe procedura për këto projektligje.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dje në mbledhje të qeverisë ka informuar për arritjen e marrëveshjes me Bashkimin Evropian lidhur me vazhdimin e mandatit të EULEX-it, dhe ka paralajmërur se ky ky ligj do jetë në axhendën e seancës plenare të Kuvendit për shqyrtim dhe miratim, pasi kabineti qeveritar të zhvillojë edhe një takim tjetër, i cili u mbajt sot.

“Mbrëmë e kemi marrë edhe letrën kthyese të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, prandaj kemi proceduar edhe një herë me këto dy projektligje të cilat janë të harmonizuara me letrën e presidentit dhe me Bashkimin Evropian”, tha sot në mbledhjen e qeverisë kryeministri Mustafa.

Mandati aktual i misionit të EULEX-it në Kosovë ka përfunduar në 15 qershor, sikurse që është parashikuar në letrat e shkëmbimit të Presidentes kosovare dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian në vitin 2014.

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme, sipas axhendës, do të votojë Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10, i cili është shqyrtuar në seancën e 9 qershorit.

Votimi për këtë projektligj u shty për në seancën e radhës, me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK-së, pasi s’do mund të kishte vota të mjaftueshme për miratim, meqë grupi parlamentar i subjektit politik më të madh opozitar, Lëvizjes Vetëvendosje, paralajmëroi abstenim.

Kuvendi i Kosovës në seancën plenare në 16 qershor do të shqyrtojë një varg projektligjesh dhe raportesh, me axhendën e përcaktuar nga Kryesia në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close