Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Ç’është patriotizmi? Sfida më e madhe sot…Në funeralin e ndërgjegjes

Shkruan: Hasan Hoxha  , Shkup


Patriotizmi nuk është diqka që vjen prej hiqit, por që del në këtë tokë së bashku me ty në ditën e lindjes por që ti vazhdon të jetosh kurse patriotizmi pret që ti, ti japësh jetë, pra, deri ditën që ti e stimulon atë ai mbetet i shuar, momentin që Zoti të zgjedh ty se në cilën pjesë gjeografike do të lindesh dhe jetosh, që në atë moment ti je hise e asaj copë toke që më vonë shëndrohet në patriotizëm. Të jesh patriot do të thotë të jesh atdhetar, ta duash vendin tënd kur ai është në gjendje të keqe ose të mirë, ta pranosh ashtu siç është, pamarparsysh rrethanave grada e dashurisë tënde ndaj atdheut të mos ndryshojë sipas tekeve tua.

Patriotizmi është rringjallje e ndjenjave, dashuria për atdheun, historinë, kulturën, gjuhën. Patriotizmi nuk është sezonal dhe as diqka momentale ku ti je duke dëgjuar ndonjë këngë patriotike, dhe bëhesh patriot momenti ose patriot sezonal dhe futesh në botën e patriotizmit për një periudhë duke dalur prap nga ai pas një kohe. Patriotizmi është proces ku sa më shumë që e ushqejmë aq më shumë zhvillohet, vetëdijësimi është një hap drejt patriotizmit, patriotizëm është edhe ti buzëqeshësh çdo njeriu duke treguar në ty optimizmin dhe krenarinë për shqiptarinë tënde por jo duke u ndjeh më superior se tjetri, sepse në këtë mënyrë kalojmë në shovenizëm. Patriotizëm është edhe ta ruash ambientin e vendit tënd, patriotizëm është edhe të reagosh kur dëgjon në rrugë ndonjë gënjeshtër për shqiptarët, patriotizëm është ta ngritësh zërin kundër ndonjë gjëje të dëmshme për atdheun edhe nëse ty të cenohet interesi, patriotizëm është që idealet e tua të janë mbi çdo gjë dhe materializmin ta shohësh si diqka dytsore. Të brengosesh për vëllezërit shqiptarë që kanë mbetur jashtë kufijve dhe ta duash bashkimin, atëherë kur kuptojmë që ne e kemi për obligim ta duam tokën tonë dhe mos ta japim atë duke derdhur ngjyrën e gjakut ose ngjyrën e pendës. Patriotizmi është çdo kund, në shtëpi, në rrugë, në shkollë, në politikë.

Sajpërket politikës, nuk dua t’i zhytem kësaj teme, por edhe aty është patriotizmi vetëm varret se kush e posedon, prandaj po nuk pati patriotizëm aty nuk kemi edhe udhëheqje të mirë, por patriotizëm është edhe kur nuk voton nën ndikim të ndjenjave ose të detyrimit, por që voton në mënyrë demokratike atë që e meriton dhe nuk quajmë patriotizëm kur ti e do atdheun tënd vetëm kur është në interes tëndin, por kur ai është në shkatrrim e sipër dhe ti sakrifikon çdo gjë, për ta kthyer atë siç ka qenë. Mos të harrojmë se të gjithë ata që sot i njeh historia kanë qenë patriot, dhe mos ti kishin idealet parësore, fletat e historisë nuk do të shkruanin për ta, sepse të zgjedhësh patriotizmin do të thotë të zgjedhësh përjetësinë dhe ne shqiptarët e kemi dëshmuar dhe kemi zgjedhur patriotizmin plot gjenerata, dhe kemi dashur çdo shqiptarë pa dallim feje e krahine kurse dashuria ndaj atdheut tonë është si shembulli i prushit që sa më shumë i fryen aq më shumë ndizet, i njejt është edhe patriotizmi i shqiptarëve. Ky patriotizëm i joni është shembull për botën se si duhet atdheu dhe si mbrohet, për të mos shkuar më larg, ky patriotizëm u dëshmua me ardhjen e Skënderbeut e deri tek dalja e UÇK’së, shqiptarët asnjëherë nuk kanë kërkuar më shumë se ajo që iu takon, dëshmonte edhe Sami Frashëri duke shkruar “Gjënë e tjetrit s’e duam, por as tonën s’e japim”.

Patriotizmi ndoshta është diqka e varfër në materializëm, mirpo është e pasur në qiell dhe në kujtimin e popullit.

Nën kujdesin Fahri xharres dhe redaksisë

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close