Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Malazezët nuk janë serb – (pjesa e dytë)

xharraFahri Xharra
Gjakovë,15.06.16


Shekujt ndërrohen dhe e vërteta del në pah. Malazezët nuk janë serb ; këtë duhet pohuar vazhdimisht se pse del nga vet goja e tyre, nga shkrimet e tyre . Edhe ata më në fund e kanë kuptuar të vërtetën e tyre se ishin të manipuluar nga serbët . Pa i kërkuar shkaktarët mua më intereson e vërteta e shprehur e tyre që është kategorike (Dr Rotković razotkriva velikosrpske prijevare,Crnogorska pitanja )
Malazezë shkruajnë se : Shkenca e historisë ka arritur që plotësisht të demistifikon t`ashtuquajturën „srpstvo“ ( “serbizëm” ) e cila ishte e ngulur në mendjen e Vladikes Petar II Petroviq Njegoshit si dhe në mendjen e Knjazit Nikola. “
Qëllimi i historianëve malazez është të shpjegojnë se si lindi kombi serb në Malin e Zi .
Sipas tyre deri sa Njegoshi ishte si fëmijë edukohej nga poeti Simo Milutinović Sarajlija , për të cilin dokumentohet se ishte spion dhe propagandues i Serbisë së Madhe. Dhe kështu Njegoshi i rritur në këtë edukate ishte i shastisur pas serbizmit sa që më vonë përkthyesit gjerman Gerhardit, të poezive të tij i thoshte që të gjithë poetët romak ishin serb dhe i kishin emra serb , emra të cilët më vonë i falsifikuan në romak.; bile bile mundohaj ta bindë Gerhardin që në Serbi emri i tillë gjendet si Gjero !
Edhe pse tek Njegoshi u zgjua inspirimi për shkrimin e poezive , por nga Sarajlija u mboll , ajo që deri atëherë ishte e panjohur- srpstvo ( serbizmi ) ( Njegoshi poet dhe Vladikë i Malit të Zi 1813 – 1851 )
Dr. Rotkoviq shkruan: “ Përhapja e ndjenjës serbe në Malin e Zi u ndihmua nga rrjetet e agjenturave serbe të cilat e kishin vërshuar atë vend, të përgatitura në programin serbomadh-– Načertanijen (Proširivanje srpskog nacionalnog ośećanja u Crnoj Gori najviše su pomagale srpske agenturne mreže koje su je preplavile, predviđene tajnim velikodržavnim programom – Načertanijem. )
Nacioni serb në Malin e Zi i imagjinua gjatë shek. 19-të dhe ishte prodhim i shumë faktorëve: Poetria e Njegoshit nën ndikimin e Sima Sarajlisë, propaganda serbomadhe të Naçërtanjes dhe inxhinjeringut politiko- ideologjik të Kral Nikollles- kështu shkruan Dr. Rotkoviq . Edhe pse tek Njegoshi u zgjua inspirimi për shkrimin e poezive , por nga Sarajlija u mboll , ajo që deri atëherë ishte e panjohur- srpstvo ( serbizmi ) ( Njegoshi poet dhe Vladikë i Malit të Zi 1813 – 1851 )
Dr. Rotkoviq shkruan: “ Përhapja e ndjenjës serbe në Malin e Zi u ndihmua nga rrjetet e agjenturave serbe të cilat e kishin vërshuar atë vend, të përgatitura në programin serbomadh-– Načertanijen (Proširivanje srpskog nacionalnog ośećanja u Crnoj Gori najviše su pomagale srpske agenturne mreže koje su je preplavile, predviđene tajnim velikodržavnim programom – Načertanijem. )
Nacioni serb në Malin e Zi i imagjinua gjatë shek. 19-të dhe ishte prodhim i shumë faktorëve: Poetria e Njegoshit nën ndikimin e Sima Sarajlisë, propaganda serbomadhe të Naçërtanjes dhe inxhinjeringut politiko- ideologjik të Kral Nikollles- kështu shkruan Dr. Rotkoviq
Këtë temë e zhvillova me qëllim të vetëdijesimit të një pjese të popullit tonë të cilët janë po ashtu të manipuluar nga rrjetet e agjenturave serbe të shpërndara dhe të përhapura si fara e hithit nëpër tokat shqiptare; Shqipëri, Kosovë ,Maqedoni , Luginë të Preshevës , diasporë e gjetiu.
Vetëm ta kemi para sysh kur këta kanë mundur me rrenat dhe diplomacinë e tyre ta mashtrojnë jo vetëm Perandorinë Otomane dhe deri në vitet e 90-ta edhe Europën ; atëherë të bëjmë kujdes . Rrena dhe mashtrimi janë virtyt i suksesshëm i serbëve.

Shkenca e jonë e Historisë duhet të jetë më agresive ndaj mashtrimeve serbe; i duhet asaj që të jetë omniprezente në mediet tona pamore dhe dëgjimore. Ajo shkencë të del me fakte dhe përfundimisht të na largohet turko-arabizimi serb në tokat tona dhe të mbesim ( ata që janë ) ashtu mysliman të lehtë te viteve deri 90-ta
Suksese në bindjen tonë të vetëdijesuar qe jemi vetëm shqiptar e asgjë as më shumë e as më pak.!

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close