Janë deshifruar tekstet e Albanëve të Kaukazit të gjetuara në Sinai
Frankfurt. Për dhjetë vjet një ekip i hulumtimi i udhëhequr nga shkencëtari Prof. Jost Gippert nga Frankfurti ka hulumtuar tekstet e të cilat janë të fshehura në tre dorëshkrime Palimpseste, të cilat janë të një rëndësie të madhe për zhvillimin e Kishës së krishtërimit lindor dhe letërsisë në Kaukaz . shkencëtarët gjermane, franceze dhe gjeorgjiane ia kan arritur ta deshifrojnë përmbajtjen.
Hulumtuesit kanë hasur, ndër të tjera, në materialin e parë të shkruar me dorë e një gjuhe të panjohur më parë nga shekulli i 5-të, e cila ishte folur nga “Shqiptarët”, e Kaukazit një popull që në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit 1 në prag të krijimit të një të kishe të krishterë me prijës të vet ,ka zhvilluar edhe shkrimin e tij dhe ato të përdorura në transkript e certefikatave të krishterë.
Për projektin “qasje të reja për përpunimin shkencor të dorëshkrimeve palimpsest Proveniences Kaukazian” partnerët e projektit nga Fondacioni Volkswagen dhanë rreth 150,000 euro. palimpsest (greqisht: “përsëri e gërvishtur”) është emëruar një pjesë me shkrim të pergamenë – nga një papirus i rrallë – të cilit i është gërryer mbishkrimi origjinal, larë ose përshkllirë me shtuf dhe është rishkruar më pastaj. Praktika, ta fshini tekstin që më pastaj objektin e shkrimit ta përdorni edhe për një herë të dytë apo edhe të tretë, ishte e zakonshme në Mesjetë, për arsye të kursimit. Duke përdorur procesin modern fotografik bëhet e mundur që teksti origjinal të bëhet i dukshm përsëri,nganjëhere.
Te dorëshkrimet tani të studjuara behet fjalë për dy palimpsests të gjetur në vitin 1994 në manastirin e Shën Katerinës në Sinai si dhe në georgicus Codex Vindobonensis 2, një dorëshkrim i gjerë, e cila vjen nga një ish-manastir gjeorgjian në Jeruzalem dhe i cili që nga viti 1930 është ruajtur në Biblioteken Kombëtare austriake në Vjenë. Shtresa e poshtme e këtij dorëshkrimi vjen nga 16 dorëshkrime të ndryshme origjinale dhe përmban disa nga tekstet më të vjetra të letërsisë gjeorgjiane në përgjithësi. Dy Kodiket nga Sinai, shtresa e re e të cilit,dhe e sipërme është Gjeorgjiane, bazuar në të paktën gjashtë dorëshkrime të ndryshme origjinale nga mesjetën e hershme, që janë shkruar në katër gjuhë të ndryshme dhe në shkrimin e Kishës krishterimit Lindorë – në Armene, Gjeorgjiane, Siriake dhe Albanishte Kaukaziane.
me procese teknologjike të reja ku shtresat individuale të tekstit si dhe materialet e shkrimit jan ndarë duke u vequar nga njeri tjetri në spektrin e ngjyrave në mënyrë fotografike, ka rezultuar me progres të rëndësishëm në deshifrimin e shtresës më të vjeter të tekstit. Me rëndësi të veçantë janë fragmente Kaukazian-Albane në palimpsests e Sinait, pasi materiale të dorës së parë të shkruar të këtij dorëshkrimi nga shekulli i 5-të,praktikisht të një gjuhe të pa njohur deri më taani. Kjo është rreth gjysma e Ungjillit të Gjonit, si dhe tekste të tjera të shumta të leximit të Dhiatës së Re dhe të Vjetër, përkthimi i tyre Albano-Kaukazian i cili ndoshta daton diku nga shekullit të 7-të. Të dala nga botimi kohët e fundit edicioni i parë dy vëllimësh, i cili u zhvillua si bashkëpunim i Prof. Jost Gippert (Frankfurt) dhe Prof. Wolfgang Schulze (Mynih), mbyllë këtë material me informacion të gjerë mbi historinë, shkrimin, gramatikën dhe fjalorin e Albanëve nga Kaukazi.
Periudha e shkurtër shkrimore “shqiptarëve” të Kaukazit, përfundoi me islamizimin e këtijë territori “shqiptar” i cili në antikë shtrihej diku në veriperëndim të Aserbaigjanit të sotëm. Gjuha e Albanëve të Kaukazit nuk ka të bëjë asgjë me shqiptarët në Gadishullin e Ballkanit. Përkundrazi, sipas deshifrimeve të kryera të Palimpsesteve e ka veërtetuar si pararendës të gjuhëve “të vogla” akoma egzistuese të familjes Lindore Kaukaziane të të folmes Udi. E cila gjuhë/Udi një nga gjuhët e pakta të tokës, historia e së cilës mund të ndiqet për një periudhë prej 1500 vjetësh.
Nga gjermanishtja :Xhelil Arifi
Comments are closed.