Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

At Stathi Melani. Portreti i një atdhetari !

Shkruan:Fahri XHARRA/ Gjakovë/


ATOE shikonin si prift , fliste për zotin, e predikonte të mirën, e dënonte të keqen , nuk biente në mashtrimin e kohës , nuk harlisej pas parave dhe pas të mirave që i afronin sepse e kishtje mendjën e pa ”helmuar” , e dinte dhe e thoshte haptas dhe pa frikë:” Djema! Ju më shikoni si prift, por unë nuk u linda kësisoji, por shqiptar dhe shqiptar dua të vdes” E dinte mirë që e vërteta e thënë e mbyt , i vetdijshëm që e vërteta e mbrojtur e hedhë në botën tjetër ; por , e thoshte të vërtetën .At Stathi Melani ,një atdhetar shembull ; një atdhetar që duhen t’i kenë lakminë edhe predikusit e sotëm të fesë. * Stathi Melani ishte një prift ortodoks shqiptar, pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit, i cili vendimet e marrura në kongres për përhapje e gjuhës së njësuar letrare shqipe i zbatonte në fshatrat e Shqipërisë së jugut. Për veprimtarinë e tij patriotike ai u përndoq nga autoritetet turke që sundonin në atë kohë në Shqipëri. Edhe përkundër faktit që turqit ia dogjën tri herë shtëpinë, ai nuk e ndali veprimtarin e tij. Në të njëjtën kohë veprimtaria e tij përcillej edhe nga priftërinjtë ortodoksë grekë të cilët organizuan edhe vrasjen e tij. Kështu, më 24 Dhjetor 1917 banda e kusarëve të Josif Suropullos i zuri pritën e vrau dhe i masakroi kufomën duke i prerë kokën për t’u tërhequr vërejtjen dhe frikësuar veprimtarët e tjerë shqiptarë ortodoksë. Megjithatë vrasja dhe masakrimi i tij te të rinjtë e Shqipërisë së jugut ishte vetëm një vërtetim për rendësinë e gjuhës shqipe
Ne kohën e Lidhjës Shqiptare te Prizrenit, Stath Melani i kish lënë të 20-tat dhe kishte nisur moshën e pjekurisë. Ishin vitet e rënda të roberisë turke të Stulltan Abdyl Hamitit të Dytë, kur populli shqiptar, jo vetëm lëngonte nën zgjedhen e rëndë dhe të egër shekullore të Turqisë, por rrezikohej te zhdukej edhe si komb, nga shtimi i përpjekjeve shkombtarizuese te Portës së Lartë, si dhe nga perpjekjet e fqinjëve për coptimin e saj.
Sipas Williamsit, është tragjedi tej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit europian. “Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që të mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme”.( Xhorxh Fred Uilliams)
Katandisja s`kishte të ndalur : ”Më të mjerët janë grupi i patriotëve të vërtetë nga Korça, që janë në ankth të madh pas shkatërrimit të shpresave të veta. Shumë prej tyre kanë punuar për vite të tëra për kauzën e tyre kombëtare dhe kanë humbur shumë prej zotërimeve të veta. Banorët e një fshati të tërë pranë Skraparit thuhet se janë masakruar. Ka mundësi, sepse ishin antigrekë. Shumica e refugjatëve po rrinë nën pemë. Këtu janë ata që u dogjën në prill, por edhe më parë nga grekët dhe që kanë ikur me korçarët” ( (Edith Durham , Vlorë, 15 korrik,1914)”
Ishte edhe Kamber Bënja që luftoi per çështjen kombëtare por me 1916 e dha jetën duke mbrojtur monumentet e kulturë së lashtë materiale ne Apolloni nga grabitjet e pushtuesve te huaj. .Dhe ne ,disa prej nesh , shumë nga ne hajmë dhe hajmë dhe nuk ngopemi.

Edhe pas shpalljës së pavarsisë ,1912, shumë figura të shquara luftuan për mbrojtjen e lirisë, pavarsisë dhe tërësisë tokësore te Shqiperise si Bilal Alipostivani që dha jetën duke luftuar kunder ushtrive greke….Pra duke jetuar ne një mjedis të tillë politiko-shoqëror, si në mergim ashtu edhe në vendlindjen e vet, At Stath Melani mori krahë dhe iu pervesh punës dhe luftës me vrull te papërmbajtur dhe me besim në fitoren e cështjes kombëtare, të terësisë tokësore e të shkollës shqipe dhe krjimit te kishës kombëtare shqiptare. Për këtë arsye lufta për gjuhën, shkollën shqipe me përmbajtje patriotike, mbeti në këtë periudhë, detyrë kryesore e Levizjes Kombëtare Shqiptare.
Duke u njohur me këto detyra te Levizjës Kombëtare të kohës At Stath Melani e vlerësoi përhapjen e gjuhës, shkollës shqipe dhe iu përvesh punës në këto fusha duke iu kundervënë hapur politikës shkombetarizuese të zbatuesve osmanllinj, Patriarkanës së Stambollit dhe Fanarit grek që e ndalonin mësimin dhe perdorimin e gjuhës shqipe në shkolla, në jetën e përditshme dhe nëkisha e xhami .
I brumosur me këto ide, Stathi pranoi te vishte petkun e priftit që kur ishte ne Amerikë me 1899 dhe po atë vit u kthye ne atdhe per t’i shërbyer atij nga afër. Petkun e priftit e veshi në Kishën e Shën Marisë së Worchesterit te SHBA, për t’u shpëtuar ndikimeve të klerit antishqiptar. Pas 9 vjetësh, me 1908 u bë edhe Ikonom (Kryeprift) ne Mitropolinë e Permetit. Por atij nuk i hynte fare ne sy hijearkia kishtare. Petkun e priftit, sikurse u tha, ai e veshi jo vetëm per bindjet tek Zoti, por edhe që te maskonte veprimtarinë patriotike në dobi te atdheut. Kjo vërtetohet jo vetëm nga veprimtaria praktike e tij por edhe nga thëniet e veta te vazhdueshme:”Djema! Ju më shikoni prift,Por unë nuk u linda kësisoj, por shqiptar dhe shqiptar dua të vdes.”
Veprimtaria patriotike e At Stath Melanit, e kap një periudhë rreth 35 vjeçare që u zhvillua ne Stamboll, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe mbi dhjetë vjet në Shqiperi, është e njohur në brezat e krahinave te Shqiperisë Jugore dhe më gjerë. Për veprimtarinë atdhetare të tij hedhin dritë një mori shkrimesh, në libra, gazeta e revista të kohës, që kur ishte gjallë dhe pas renies deshmor, nëpërmjet te cilave është arritur të jepet një tabllo pak a shumë e plotë për veprimtarinë e këtij atdhetari.
Ai as pasurinë e gjithë botes nuk e vinte përpara detyrës së shenjtë ndaj Atdheut.
Në një letër të zbuluar dhe e botuar nga Dr.Thoma Çomora në gazetën Illyria (Nëntor1996), e shkruar për At Stathin nga Ikonom Kozma Ikonomi nga Iliasi i Himarës me 5 Mars 1917 , ku në mes tjerash thuhet:
“… O i nderuari dhe i dashuri im, mik dhe shok i istikamit… te kam rixha që të tregosh shume kujdes, se me sa më thanë, grekërit kane derguar pesë asfalios (spiune) te kishave greke e serbe per të vrarë e prerë shqiptaret. Keto m’i tha miku im Agajoti Koço Dhjako, qe ia kish thene Llambro Konduri, çobani ku kane fjetur ata te pestë. Njëri nga ata kish thene se: “Ne jemi ata qe do t’ua rregullojmë samarin, prandaj ta rimblidhni mendjen e të bashkoheni me ne…se atyre që e kundershtojnë gjuhën greke, qe e duan gjuhën shqipe nëte psallture dhe ne skoliat, ate gjuhe arixhifke, do t’u presim kokën e do t’ua dergojmë ne Athine e që atje, kryepeshkopi, do t’ua shpjere ne Stamboll te Patriku”. Pese asfaliosit ishin: Jorgo Jankulla, Jani Maksakuli, Lefter Kakavja, Pano Perikliu dhe Sotir Jorgji. Jorgo Jankulla i pat thene çobanit Llambro Konduri se: “Ne Allvani kanë ardhur shumë njerëz nga Greqia… për të vrarë e për te prerë të gjithë ata shqiptar, te çdo feje që janë kundra kishave ortodokse te Greqisë dhe Serbisë…
O At Stathi! Mos harro fare se pabesia e grekëve dhe e serbëve nuk kanë fund …. Duhet të tregohemi syhapur se këto dy kisha të satanait kerkojnë të shkatërrojnë çdo gjë tonën. Ruaju Stathi! Dhe koburen e dyfekun mos i nda nga vetja se grekët e serbët janë të pabesë,. Janë dhelpra plaka! … Te shtrëngoj për qafe e tëputh, unë miku yt, e shoku i istikamit…”
Dhe…..

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close