Advertisements

Një urim nga zemra për nxënësit dhe mësuesit…

Mr. Nezir Beqiri
Gjilan 04.09.2016



Të dashur Nxënës
Të nderuar Mësues,e, Arsimtar, Profesor
Të nderuar drejtues të institucioneve arsimore publike dhe jopublike
Të nderuar prindër e bashkëqytetarë.

Është një kënaqësi e veçantë për mua t’ju përshëndes në këtë ditë të rëndësishme të fillimit të vitit të ri mësimor 2016-2017, që shenon një vit të ri në punën dhe përpjekjet tona të përbashkëta që nga koha e Rilindjes sonë kombëtare e deri më sot, të të gjithë shoqërisë në rrugën e dijes dhe të formimit të së ardhmes sonë.

Në mënyrë të veçantë, uroj vogëlushët, dritat e syve tanë, që, për herë të parë, hyjnë në rrugën e bukur e të pafund të diturisë e ulën në bankat e arta të shkollës shqipe.

Ata që janë sot shpresa, krenaria, ardhmëria, ajri, dirta e gjithë kombit dhe dashuria e prindërve dhe gjyshërve të tyre, por njëkohësisht, edhe e ardhmja tërësisht europiane për Kosovën Dardane e Atdheun tonë të shqiponjave anembanë trojeve tona pellazge, ilire, arbërore e shqiptare.

Nga zemra uroj që ju nxënës, nga dita e parë, të njihni vetëm përkushtim dhe suksese në rrugën e madhe dhe të re të fëmijërisë suaj, me përgjegjësi tashmë të shtuara, por të mbushur me kureshtje dhe sprova të reja.

Ju uroj të nderuar Mësues,e që me vlerat e juaja, me disiplinën, vullnetin dhe seriozitetin e mirënjohur që keni përcjellë gjenerata e gjenerata të shumta, aftësoni dhe përgatisni brezat e rinj të së sotmes të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë sonë të së ardhmes.
Të nderuar Mësues,e punë të mbarë e shumë suksese në vitin e ri arsimor.
Ju keni fatin të punoni që shkollat tona të ecin me hapin e vendeve më të përparuara.
Arsimi për ne është rrugtimi ynë drejt ardhmërisë së ndritur dhe fuqizimit të aspiratave të shumë brezave të parëve tanë së arsimit, që na lanë amanet se me dije dhe mësim jemi më të zgjuar dhe më afër bashkimit kombëtar.
Urime të gjithë Nxënësëve, Mësuesëve, Arsimtarërve Urime

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close