Studimi që hedh poshtë efektivitetin e brusnicës/ boronicë e kuqe ,tek infeksionet urinare

Loading...

Sa here që dikush sëmurej nga veshkat,shumë herë u preferohej që të konsumonin çaj brusnice në mënyrë që ti shëronte ato.Kjo jo vetëm si bar popullor por ipej si rekomandim edhe nga mjekët.
Dhe tani sipas një studimi të ri del se kapsullat e brusnicës as nuk i parandalojnë e as nuk i shërojnë infeksionet urinareashtu si është menduar.

cranberries

Ky studim është më i riu Pas dekadave të provave kundërthënëse për atë se brusnicat a mund të ndihmojnë në ndonjë mënyrë dhe a mund të parandalojnë këtë infeksion shumë të përhapur,sidomos tek femërat.
Shumë studime kanë treguar në atë se besimi se brusnicat janë të vlefshme për këtë gjë është bazuar në të ashtuquajturën shkencë e dobët.Por kjo nuk ka ndikuar që reklamuesit ,dhe edhe punëtorë shëndetsor,të rekomandojnë lëngun nga brusnica ose kapsula nga brusnica si mënyrë për ti ikur ifeksioneve urinare potencialisht të rrezikshme.
Studimi i ri i publikuar në (Journal of the American Medical Association ka përdorur metoda rigoroze dhe ka ardhur deri tek rezultate bindëse,thuhet në hyrje të kësaj magazime online.

Punëtorët shëndetsor të cilët nxisin përdorimin e prodhimeve nga brusnica si metodë për prvencion nga infeksionet urinare ,”u bëjnë pacientave të tyre shërbim të keq” shkruhet aty.
Gjithashtu shkruhet edhe se është e nevojshme të bëhen studime shtesë për të ardhur deri tek mënyra efikase e shërimit por,tërhiqet vërejtja se “është koha që të ecët më tutje nga brusnica”.

Studimi është bërë në 147 femëra në shtëpi pleqësh të cilave u është dhënë sipas përzgjedhjes së rastit nga dy kapsula brusnice ose pilula të zbrazëta gjatë gjithë vitit.
Sipas departamentit për Mjekësisë alternative i Instituteve shëndetsore amerikane,personat të cilët mendojnë se kanë infeksion urinar,duhet të vizitojnë mjekun për shkak të diagnozës dhe trajtimit ,dhe tu ikin prodhimeve paushale nga brusnica në vend të trajtimeve për infeksion.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close