Advertisements

A është jeta në planetin Mars,në fakt e pamundur?

Marsi,marsianët,kjo për shekuj me radhë është marrë si diçka primare që ka të bëjë me jetën jashtëtokësore dhe mundësinë që ajo të egzistoj dhe të gjendet.Por….

Një studim i ri tregon se Kjo panetë është kaq e thatë saqë nuk ka shansë që në të egzistojë jetë.
“Dëshmitë tregojnë se Marsi para tre milionë vitesh ishte i lagësht dhe i banueshëm.Por hulumtimet e fundit ka dëshmuar se mjedisi i tij,sot është jashtzakonisht i thatë”,ka thënë Christian Schroeder nga Universiteti Stirling në Britani,udhëheqës kryesor i hulumtimit.

farcratersupresa

Sa është në fakt Marsi i thatë?
Të dhënat të cilat i ka mbledhur Opurtinity kanë treguar se koha e erozionit të shkëmbinjëve nga rrafshnalta Meridian,sot janë 10 deri 10 000 më të gjata për shkak të mungeses së ujit në atë planet.
“Për të mbijetuar,format e jetës në fushat ku kemi hulumtuar do duhej të gjejnë xhepa thellë nën sipërfaqe,të vendosura larg nga rrafshina”,ka spjeguar Christian Schroeder .
“Shkalla e lagështisë në atmosferen e Marsit është larg më e vogël nga lagështia e cila është prezente në vendet më të thata në Tokë.E ne të gjithë e dimë se uji është i domosdoshëm për egzistimin e jetës”,ka shtuar ai.

IB Times shkruan se mungesa e ndryshkut në meteorët në planetin Mars tregon në atë se periudha e thatësisë në Mars zgjatë tashmë disa milion vite.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se,nëse disa forma jete janë shfaqur në Mars,kjo ka qenë e mundur të ndodhë në miliardat e parë të krijimit të tij.Gjendja e tanishme e tij,megjithate tregon në atë se thatësia e planetit do të mund të shkaktonte zhdukjen e tyre.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close