Advertisements

Plani i Enverit për çlirimin e Kosovës

11755790_10154075147527738_7044702868796911637_nIdajet Beqiri


Ekzistenca e një plani për çlirimin e Kosovës në gjysmën e parë të vitit 1981, është një nga ngjarjet pak ose aspak të njohura që ka ndodhur në kupolën e partisë-shtet, pak muaj para eliminimit të ish-Kryeministrit Mehmet Shehu.

Ja si ka ndodhur kjo histori që është mbajtur “top-sekret” për shumë e shumë vite.

Maliq Sadushi ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes të Shqipërisë si dhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Gjithë jetën e tij ka shërbyer si kuadër i lartë në Ushtrinë shqiptare. Bashkëshortja e tij ishte motra e Nexhip Pajos. Xhipja, siç njihej dhe thirrej prej të gjithëve, ishte shefi i grupit të shoqërimit të Hysni Kapo. E kam theksuar se Xhipja kishte për grua motrën e nënës time, domethënë të ndjerën Selime, të cilën unë e kisha teze. Lidhja tepër e ngushtë që kam patur me Xhipen, më ka mbajtur të lidhur edhe me familjen e Maliq Sadushit. Maliqi më ka dashur gjithmonë shumë, qysh kur isha sekretar i parë i rinisë së Fierit dhe anëtar i Byrosë së Komitetit Qendror të Rinisë në vitin 1972 e deri në fundin e jetës së tij. E kam vlerësuar shumë për ndershmërinë e tij, për atdhetarinë e tij, për idealet që përfaqësonte dhe mbronte me konsekuencë, por edhe për profesionalizmin e lartë në fushën e sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së atdheut.

Nisur nga fakti se Maliq Sadushi jo vetëm që ishte një kuadër i lartë dhe njohës i mirë i punëve nga maja e piramidës komuniste e deri poshtë, por edhe nisur nga fakti se ai, padrejtësisht dhe pandershmërisht ishte goditur prej vijës së gabuar politike të Enver Hoxhës dhe shërbëtorëve të tij në vitin 1982, duke u konsideruar si njeri afër Mehmet Shehut, e kam pyetur dhe kam kërkuar një përgjigje të vërtetë, serioze, të pamanipuluar dhe të argumentuar në se ishte ose jo e vërtetë që “Enver Hoxha dhe Partia e Punës që udhëhiqte ai e kishin shitur Kosovën”!


Prej Maliq Sadushit kam mësuar se, një pasdite të vitit 1981, Veli Llakajn, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shqipërisë, e kishte marrë në telefon Mehmet Shehu. I ka thënë që të nesërmen në ora 09.00 duhet të ishte në zyrën e Enver Hoxhës. Mehmeti nuk i kishte thënë asgjë Veliut se përse e kërkonte Enver Hoxha. Të nesërmen Veliu shkoi dhjetë minuta përpara orarit të takimit në zyrën e Enver Hoxhës. Në orën nëntë fiks në zyrën e Enverit mbërriti Mehmet Shehu. Mbante në dorë një çantë, të cilën nuk e lëshonte kurrë nga dora dhe herë të tjera. Enveri i priti me shumë ngrohtësi duke porositur për ta nga një kafe dhe nga një kokërr molle.

Enver Hoxha doli drejtë e në temë. Ai iu drejtua Veli Llakës me këtë pyetje: “A mund të ndërmarrim një mësymje të përgjithshme ushtarake për çlirimin e Kosovës?” Dhe vazhdoi: “A mund të kemi sukses në këtë situatë aktuale të krijuar, kur regjimit serb po i digjet toka nën këmbë nga forcat kryengritëse të popullatës shqiptare?”

Mehmet Shehu qëndronte i heshtur. Dukej qartë se ata të dy kishin folur e stërfolur edhe më parë gjerë e gjatë për këtë punë. Me sa duket Enveri, si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë, kërkonte të merrte drejtpërdrejtë mendimin dhe vlerësimet e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Veli Llakaj, si një tipi “kolerik” që ishte, pa kërkuar kohë që të mendohej, i është përgjigjur: “Po. Një operacion i tillë mund të ndërmerret. Veç vlerësoj se ne nuk kemi fuqinë e duhur goditëse, por as shpejtësinë e mjeteve të blinduara që ta bëjmë këtë….”. Kjo ra si “bombë” në zyrën e Enver Hoxhës. Këtë përgjigje Enveri nuk e priste.

Pas një pauze tepër të shkurtër, Veliu vazhdoi: “Pse nuk mund ta bëjmë? Nuk mund ta bëjmë sepse mund të ndërhyjnë Forcat e Traktatit të Varshavës, të cilat janë të dislokuara në Hungari, në Bullgari dhe në Rumani. Po të ndërhyjnë këto forca, ne jemi të dështuar! Forcat e Traktatit të Varshavës,- vazhdoi arsyetimin e tij Veli Llakaj para enver-hoxha-1969-660x330Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut,- mbërrijnë më shpejtë se sa trupat tona. Dhe kjo do të ndodhi jo vetëm në Gjilan-Prishtinë-Ferizaj-Mitrovicë-Klinë, por vlerësoj se në momentin kur ne të kemi hyrë në Prizren, nga drejtimi i Kukësit dhe Hasit, kur të hyjmë në Gjakovë-Pejë-Deçan, nga drejtimi Tropojës, apo kur të hyjmë në Strugë, nga drejtimi Librazhd-Rajcë etj, Forcat e Traktatit të Varshavës, në bashkëveprim me forcat e ushtrisë jugosllave, mbrrijnë në Tharandë (Suharekë), në Malishevë dhe në Rahovec. Ndërsa në drejtim të Maqedonisë, ne mund të futemi nga Rajca, mbi Strugë, ose nga Tre Portat e Korabit, drejt Kërçovës ose në çdo drejtim tjetër, por forcat kundërshtare shkojnë më shpejtë nga ne në Kërçovë.”

Enver Hoxha nuk e la të vazhdonte arsyetimet e tij Veli Llakaj, por e ndërpreu menjëherë:

“Kjo do të thotë se ti gjithçka e lidh me ndërhyrjen e forcave ushtarake të Traktatit të Varshavës… Po sikur unë dhe Mehmeti t’i rregullojmë punët me Forcat e Traktatit të Varshavës, me qëllim që ato të mos futen në Kosovë për të mbrojtur dhe ndihmuar forcat jugosllave? A mundemi në këto kushte të futemi në luftë dhe të çlirojmë Kosovën?”

Pa u menduar fare Veli Llakaj i përgjigjet: “PO!”.

Enveri i kërkoi Veliut se sa kohë duheshin për të hartuar planin ushtarak të mësymjes drejt Kosovës. Kur Veli Llakaj kishte thënë se kjo gjë varej nga numri i personave që do të angazhoheshin në hartimin e tij, Mehmet Shehu ndërhyri e tha:

Veli Llakaj pasi mori vesh se në krye të këtij grupi pune ishte Mehmet Shehu, pohoi se kjo punë nuk donte më shumë se 30 ditë kohë.

veli-llakaj-mehmet-shehu-1Enver Hoxha u tha: “Po ju lëmë 45 ditë, por duam një plan të argumentuar, tepër të saktë e deri me detaje nga ana ushtarake”.

Kur Veliu pyeti se me cilin person tjetër do të punonte, Mehmet Shehu i thotë Enverit: “Ky do të punojë vetëm me Maliq Sadushin, shoku Enver. Maliqi është zëvendësministër i Mbrojtjes, është i aftë, konspirativ, dhe ka mbaruar akademinë ushtarake “Frunze”…”

Mehmet Shehu i donte dhe i respektonte shumë të gjithë ata ushtarakë që kishin mbaruar akademitë ushtarake “Frunze” dhe “Voroshillov”, sepse i konsideronte ato tepër cilësore. Por Mehmeti e përzgjodhi Maliq Sadushin edhe sepse ky i fundit ishte shumë i besuar i tij, kishte qenë partizan i Brigadës së 5-të Sulmuese si dhe kishte marrë pjesë në çlirimin e Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai e njihte shumë mirë terrenin e Shqipërisë dhe të Kosovës, dhe kjo ishte garanci për një planë luftarak të saktë.

Për Veliun ishte kënaqësi të punonte me Maliq Sadushin për shumë arsye, por mbi të gjitha se Maliqi, posaçërisht nga pikpamja profesionale ishte tepër i aftë.

Të nesërmen e asaj dite Mehmet Shehu thirri Veliun dhe Maliq Sadushin dhe u dha të sakta detyrat. U përcaktoi zonat e veprimeve luftarake të çdo korpusi që do merrnin pjesë në këtë operacion, brigadat e këmbësorisë, të tankeve, të artilerisë si dhe llojet e armëve e të shërbimeve për çdo specialitet.

U përcaktoi afërsisht vendkomandën e grupit operativ të Shtabit të Përgjithshëm që do të drejtonte operacionin, disa vendkomando rezervë në drejtim të Maqedonisë e të Malit të Zi, vendkomandot e korpuseve e të brigadave, drejtimet e goditjeve kryesore, rezervat materiale në ushqim, në veshmbathje, në medikamente mjekësore etj.

Përcaktoi gjithashtu të gjitha njësitë ushtarake që do të merrnin pjesë në operacion, njësitë sulmuese, repartet e zbulimit që do të vepronin në terrenet më të vështira, por që do të jepnin goditjet rrufe e në befasi. Pasi u dha detyrat e mësipërme, Mehmeti shtoi: “Unë kaq munda t’u jap për sot, ju veproni ashtu si ta gjykoni, duke mos i qëndruar strikt këtyre që ju thashë. Shikoni me kujdes hartat topografike, të cilat të jenë sa më të reja, por të kenë edhe sa më shumë objekte. Në se nuk i kemi të tilla, dërgoni me urgjencë në Austri ose Zvicër, sepse vetëm atje ato janë nga më perfektet, pa llogaritur çmimin. Vazhdoni punën dhe mos u mbysni me një pikë ujë!, – u ishte “hakërryer” në fund të takimit Mehmeti të dyve, siç bënte shpesh kur donte të imponohesh pa pranuar asnjë kundërshtim.”

Problemin e hartave Maliq Sadushi dhe Veli Llakaj e diskutuan me shefin e Degës së Topografisë në Ministrinë e Mbrojtjes, Limoz Alimuçaj si dhe me drejtorin e Institutit të Topografisë, një specialist tepër i zoti me origjinë nga Mallakastra, Përparim Likaj. Përparimi është ekspert topograf sot pranë gjykatave shqiptare… Le të më kundërshtojë për sa theksoj.

Hartat që kërkoheshin për trojet etnike shqiptare (Mali i Zi-Kosovë-Maqedoni), me objekte të sakta e të imtësishme, sikurse udhëzoi edhe Mehmet Shehu, gjendeshin vetëm në Austri. Me urdhër të Mehmet Shehut është nisur urgjentisht Përparim Lika jashtë shtetit për blerjen e këtyre hartave. E shoqëronte në këtë udhëtim një punonjës i zbulimit të Ministrisë së Jashtme. Këto harta u blenë me çmimin që ofruan austriakët.

Plani “Top-Sekret!” i ndërhyrjes ushtarake në Kosovë u përgatit mbi bazën e këtyre hartave dhe u emërtua “Shpërthimi”. U përgatit edhe një maket plastik ku u pasqyrua i gjithë “terreni” në miniaturë, i cili u vendos në një nga sallat e mbledhjeve të Byrosë Politike të Komitetit Qendror, ku do të shihej e miratohej nga Enver Hoxha.

Dorën e fundit këtij Plani për Çlirimin e Kosovës që përgatitën si projekt Veli Llakaj dhe Maliq Sadushi, ia dha vetë Mehmet Shehu.

Vite më vonë, kur unë isha sekretar politik i AKSH dhe Veli Llakaj, Komandant i Përgjithshëm i AKSH, ky i fundit më ka konfirmuar se Maliq Sadushi ka patur meritën e veçantë në hartimin e këtij plani, të cilit iu bënë shumë pak vërejtje. Për kuriozitet ky Plan u shkruajt me shkrimin e dorës të Maliq Sadushit dhe është daktilografuar nga Peçi Kalluçi, në atë kohë, sekretari personal i Mehmet Shehut.

Mehmeti i kishte raportuar Enverit një ditë para se të mbusheshin 30 ditë, se plani ishte gati. Haxhi Kroi, ish-sekretar personal i Enver Hoxhës, të nesërmen ka komunikuar me në telefon me Veli Llakën dhe i thotë që të paraqitej në orën dhjetë të mëngjesit te Enver Hoxha së bashku me Planin që ishte formësuar plotësisht. Në orën e caktuar Veliu shkoi në zyrën e Enver Hoxhës dhe iu paraqit ushtarakisht. I paraqiti të gjithë planin. Enveri i hodhi një sy materialit. Kërkoi hartat, të cilat u hapën në tavolinën e punës së tij. Veliu i tha Enver Hoxhës se në Shtabin e Përgjithshëm ndodhet një maket reliev që i ka gjithë të dhënat e Shqipërisë Etnike, njëlloj sikur t’i shohësh në terrenin konkret, ku do të zhvilloheshin veprimet luftarake.

idajet_beqiri_0Enveri shfaqi dëshirën që të shkonte në Ministrinë e Mbrojtjes. Mirëpo nuk mund të delte dot nga zyra Enver Hoxha pa gjetur një “sebep” për të shkuar në Ministrinë e Mbrojtjes, në të kundërtën lejonte mundësi apo premisa për hamendje të ndryshme.

Meqenëse ky “sebep” nuk u gjet, Enver Hoxha i tha Veliut të shikonte mundësinë e vendosjes së këtij maketi në sallën e mbledhjeve të Byrosë Politike. Kështu u bë. U boshatis salla e mbledhjeve dhe i gjithë plani u hodh në maket për një kohë prej dhjetë ditë.

Dy ditë pas vendosjes së maketit dhe hedhjes së situatës në sallën e mbledhjeve të Byrosë Politike, për më shumë se dy orë, Enver Hoxha e ka parë të gjithë materialin e përgatitur. Ai e pëlqeu shumë atë. Enver Hoxha komunikoi me Mehmet Shehun, të cilin e përgëzoi për punën e bërë dhe e orientoi që këtë material të plotë ta lexonin edhe udhëheqësit e tjerë të Partisë së Punës, konkretisht Adil Çarçani, Ramiz Alia dhe Kadri Hazbiu.

Plani i shkruar ishte në zyrat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Të tre, Adil Çarçani, Ramiz Alia dhe Kadri Hazbiu, kundrejt firmës që hodhën, e kanë lexuar me vëmendje të gjithë këtë Plan. Plani sekret ushtarak për çlirimin e Kosovës që nisi të bëhej në muajin mars dhe përfundoi në muajin prill 1981, u ruhej si material “Tepër Sekret” në një kasafortë të sigurt hekuri, çelësat e të cilës i mbante vetëm Mehmet Shehu.

Por…u bë fejesa e djalit të Mehmet Shehut me mbesën e Arshi Pipës dhe në vend që të zbatohej ky Plan “Tepër Sekret”, u zbatua skenari i vrasjes së Mehmet Shehut në 18 dhjetor 1981, ora 02.00 pas mesnate…

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close