Advertisements
News and Magazine

Përmet-Banjat termale të Bënjës

TIRANË, 1 Shkurt / ATSH.N.Lena / – Pak e çuditshme por e vërtetë, të mendosh për banja apo për tu larë në ujra  natyrorë në këto ditë të ftohta dimri.

Po, kjo ndodh në banjat termale të Bënjës në Përmet.

Që të shkruaj diçka mbi ujrat termalë të Bënjës, më nxiti një miku im që jeton në Angli dhe që këto ditë udhëtoj drejt Përmetit bashk ë me familjen, ku do të kaloi disa ditë atje e pastaj do të udhëtoi për në Angli ku dhe jeton e punon.

benjes

Duke kaluar disa ditë në Përmet, ai më shkruan se: “Deti ende nuk është aq i ngrohtë sa të na thërrasë në gjirin e tij, por unë dua të kaloj ca ditë duke u lar në vendin tim dhe zgjodha Bënjën”.

Këtë fillim viti ne preferuam që t`ju urojmë vit të mbarë e suksese në punë gjithë shqiptarëve,  nga një zonë e bukur e Shqipërisë, aty prej nga mikpritja është e pashoqe, aty prej nga rakia ngre të vdekurit nga varri, aty prej nga natyra luan lojra të çmendura, nga dëbora e akulli deri në banjat  vale e  kurative, aty prej nga kuzhina shëron shpirtin e prej nga bukuritë nuk kanë fund, aty ku ka gjithçka e ku mungon vetëm deti…Thjeshtësisht me dashuri nga Përmeti, Iliri”, kështu quhet miku im që dërgoi këtë përshtypje nga Përmeti.

Banjat termale të Bënjës janë një destinacion gjithëvjetor për ata që  shfrytëzojnë ujrat burimor me ngarkesë të lartë squfuri dhe tepër kurativ.

Këto ujra, kurojnë disa sëmundje  dhe janë mjaftë të vizitueshme sidomos në periudhën e verës por edhe ngjatë stinëve të ftohta.

Duke parë fluksin në rritje të  vizitorëve dhe mundësinë për ti kthyer në burime fitimi ekonomik për komunitetin, bashkia e Përmetit, po investon në këtë zonë turistike të ujrave termale.

Tashmë, nëse do të shkoni atje me automjetin tuaj apo me kampera, do të gjeni një rrugë të mirë dhe një parkim të sigurtë për mjetet e transportit.

Një punëtor i bashkisë është  caktuar  për parkimet e automjeteve dhe për pastërtinë e ambienteve të hapura.

Tarifat janë simbolike: automjeti veturë për parkimin ditor kushton 50 lek, furgoni deri  100 lek dhe autobuzi 200 lek.

Këto të ardhura shkojnë për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e  këtyre  ujrave të rralla të kësaj zone.

Po kështu, bashkia  ka siguruar edhe pastërtinë e ambientit përreth pas çdo funddite.

Me të drejtë thonë “Përmeti i ka të gjitha përveç detit”. Ai të pret edhe në dimër.

Loading...
Advertisements

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close