Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Si ishte emëri i vërtetë i nënës së Liri Berishës, bashkëshortes së Sali Berishës?Po vetë Liri-a,a e mbante këtë emër që nga lindja?

Loading...

sali-e-liri-2025fe8a9dËshtë folur gjatë për origjinën serbo-malazeze të gruas së kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Ka me dhjetëra aludime që i gjen tashmë në faqe të ndryshme informative në internet se emri i saj i parë ka qenë Sllobodanka, që në shqip përkthehet Liri.

Më pas doli në pah se nënën e saj e quanin Milica.

Ky është një fakt i konfirmuar: e ëma e znj. Berisha quhet pikërisht Milica, edhe pse përpara disa vitesh, zonja Liri Berisha duket se e ka modifikuar emrin e nënës së saj duke e bërë… Milika.

Diferenca dhe dallimi bie menjëherë në sy kur krahason gjeneralitetet e Liri Berishës me të të vëllait të saj, shtetasin Agim Ramaj në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile.

Z.Ramaj e ka të shënuar emrin e të ëmës si “Milica”, ndërsa zonja Berisha e ka të shënuar emrin e të ëmës si “Milika”.

Mendohet se ndryshimi dhe modifikimi i emrit në regjistrin e gjendjes civile është bërë pas viteve 90’.

Regjistri i gjendjes civile ku “DITA” konstatoi këtë ndryshim të emrit të nënës së zonjës Berisha është rifreskuar për herë të fundit në vitin 2008.

Liri Berisha është e bija e Rexhepit dhe Milicës. Rexhep Ramaj është një shqiptar i Malit të Zi dhe është martuar hershëm me shtetasen “Milica”, mbiemri i vajzërisë të së cilës është ende i pakonfirmuar tërësisht.Albeu

Mbiemri nga nëna i zonjës Berisha mund të jetë Bulatoviç. Me këtë mbiemër rezultojnë të paktën tre figura shtetërore të rëndësishme të Malit të Zi dhe Serbisë.

Politikani më i lartë që ka mbajtur mbiemrin Bulatoviç është Momir Bulatoviç. Ai ka qenë edhe President i Republikës Federale të Malit të Zi, por edhe kryeministër i Jugosllavisë në vitet 90’.

Është pikërisht zyrtari që erdhi në Shqipëri në vitin 1994, u takua me Berishën dhe i kërkoi thyerjen e embargos për furnizimin me naftë të Ish-Jugosllavisë, kërkesë që u vu në zbatim.

Një tjetër Bulatoviç (Pavle) ka shërbyer në vitet 90’ si Ministër i Mbrojtjes së Ish-Jugosllavisë dhe konsiderohej si një ndër besnikët më të mëdhenj të Ish-Presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç.

I treti në listë nga Bulatoviçët e rëndësishëm është Predrag Bulatoviç. Ai ka qenë drejtues i Partisë Popullore Socialiste malazeze dhe një kundërshtar i egër i pavarësisë së Malit të Zi.

Afiniteti i Berishajve me politikanë, biznesmenë apo me “frymën” serbe në moment të caktuara, duket i shumëpërsëritur në vite.

Në vitin 1998, Nexhmije Hoxha në një intervistë për revistën “KLAN”, tha se kur u propozua emri Berishës për të qenë doktor i Enver Hoxhës, ajo i kërkoi shërbimit sekret dosjen e tij.

Hoxha u shpreh se zbulimi shqiptar kishte të dhëna se të afërmit me origjinë serbe të zonjës Berisha ishin të lidhur me shërbimet jugosllave, ndaj dhe ky element e pengoi asokohe Berishën për të qenë doktor i Hoxhës.

 

shqiperiaime.al/

Loading...
Advertisements

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close