Shkencëtarët kanë zbuluar diçka të pabesueshme në lidhje me Pëlhuren e Torinos (Krishtit)

Shkencëtarët kanë pasur prej kohësh dyshime se Pëlhura e Torinos, në të cilën janë konturat e fytzres s; nj; mashkulli, është përdorur për të mbështjellë Jezu Krishtin pas kryqëzimit, por disa studime kanë tërhequr vërejtjen se ky mund të jetë një Objekt nga mesjeta, dhe jo nga koha e Krishtit. Megjithatë, një studim i ri duket se ka nxjerrë fakte që shkojnë në favor të të krishterëve.

Elvio Karlino studiues i Institutit të Barit për kristalografi tregon se grimcat e ndarëa nga pëlhura tregojnë se me të ishte imbështjellë viktimë e torturës.
“Grimcat kanë një strukturë të pazakontë, madhësinë dhe shpërndarjen,” thotë profesor Giulio Fanti nga Universiteti i Padovës.
Ai thotë se gjaku i një personi i cili ishte i mbështjellë në një qefin përmbante nivele të larta të substancave të kreatininës dhe feritinina,të cilat janë të zakonshme në viktimat e torturës dhe rrahjeve.

“Pra prania e këtyre nanogrimcave t[ gjetura gjatë eksperimenteve tona tregojnë se njeriu mbështjellë në qefinin e Torinos vdiq nga një vdekje e dhunshme”, thotë Fanti.
Mbulesa është tre metra e gjatë dhe një metër e gjerë, dhe në vete përmban konturet venitura të fytyrës se një njeriu, për të cilin të krishterët besojnë se Jezusi i përkiste.

Gjatë dekadave të fundit janë studiuar në mënyrë të përsëritur shkencërisht, dhe sipas një teorie, mbulesa është bërë në mesjetë, dhe në mënyrë të rreme është paraqitur si një leckë e cila ka mbështjellë trupin e Krishtit hequr nga kryqi.

Fanti beson se hulumtimi i tyre hap hapësirë për supozime të reja në lidhje me origjinën e pëlhures së Torinos.

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close