Advertisements

Është shtyrë për në shtator procesi gjyqësor për tentim grushtin e shtetit në Mal të Zi

ATSH-AFP/ – Drejtësia malazeze shtyu për më 6 shtator fillimin e procesit gjyqësor kundër dy shefave të opozitës pro-ruse, dyshuar për pjesëmarrje në përgatitjen e një grushti shteti të dështuar në vitin 2016 në Malin e Zi.

Përveç, Andrija Mandiç dhe Milan Knezeviç, 12 të akuzuar të tjerë, kryesisht serbë, do të dëshmojnë, ndërkohë që dy rusë do të gjykohen në mungesë.

Sipas akuzave, ata kishin projektuar rrëzimin e pushtetit pro-perëndimor duke pushtuar Parlamentit për të shpallur fitoren e tyre në zgjedhjet legjislative të 16 tetorit.

Qëllimi i tyre ishte kundërshtimi i integrimit në NATO i këtij kombi të vogël ballkanik prej 660 000 banorësh, me shumicë sllave dhe ortodokse.

Por, Mandiç ashtu si Knezeviç denoncuan një kurrth të ngritur nga pushteti për të larguar partinë kryesore të opozitës.

Nga ana e saj, Moska refuzoi çdo përfshirje, ndërkohë që prokuroria akuzon, pa dhënë shumë detaje, organet shtetërore ruse.

Mali i Zi do të bëhet anëtari i 29-të i NATO-s, që kontrollon tashmë të gjitha brigjet e Adriatikut.

Në Ballkan, vetëm Serbia dhe Bosnje-Hercegovina nuk janë integruar në Aleancë. Kosova nuk është zyrtarisht anëtare, por NATO ka trupa në këtë vend.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close